13 Janar 2025, 20:37
Nga M.B
Foto ilustruese
SHBA- Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi autorizimin e bisedimeve për blerjen e Groenlandës. Lajmi u publikua duke u mbështetur në një kopje të projektligjit që tanimë u është dërguar disa ligjvënësve.
Projektligji quhet “Ta Bëjmë Groenlandën të Madhërishme Sërish”, njoftuan zyrat e ligjvënësve republikanë Andy Ogles, i cili po udhëheq përpjekjet për projektligjin dhe Diana Harshbarger. Faqja e internetit e rrjetit Fox News njoftoi të hënën në mëngjes mbi një kopje të projektligjit që ka 10 përkrahës të tjerë.
Pse është e rëndësishme
Presidenti i zgjedhur Trump thotë se dëshiron ta bëjë Groenlandën pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe nuk përjashton përdorimin e fuqisë ushtarake ose ekonomike për të bindur Danimarkën që ta dorëzojë atë. Republikanët fituan një shumicë të ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Pikat kyçe
Projektligji, nëse miratohet, do të lejojë presidentin të fillojë negociatat me Danimarkën më 20 janar, kur zoti Trump merr detyrën.
“Kongresi autorizon Presidentin, duke filluar nga ora 12:01 më 20 janar, për të kërkuar fillimin e negociatave me Mbretërinë e Danimarkës për të siguruar blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara”, thuhet në këtë projektligj.
“Jo më vonë se 5 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje me Mbretërinë e Danimarkës në lidhje me blerjen e Groenlandës nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti do t'u dërgojë komisioneve përkatëse të Kongresit marrëveshjen, duke përfshirë të gjitha materialet dhe anekset përkatëse”, shton ai.
Konteksti
Danimarka ka kontrollin e Groenlandës prej disa shekujsh, fillimisht si koloni dhe aktualisht si territor gjysmë sovran. Ishulli i nënshtrohet kushtetutës daneze, që do të thotë se çdo ndryshim në statusin e tij ligjor do të kërkonte një ndryshim kushtetues.
Kryeministri i Groenlandës Mute Egede, i cili ka rritur përpjekjet për pavarësi, ka thënë vazhdimisht se ishulli nuk është në shitje dhe se i takon popullit të tij të vendosë për të ardhmen e tij./ VOA
groenlanda
Bota
13 Janar 2025, 20:08
ZH.LL
Trump
SHBA- Pas një beteje ligjore të minutës së fundit, raporti përfundimtar i Jack Smith mbi hetimin e tij penal mbi përpje...
Bota
13 Janar 2025, 19:41
ZH.LL
Barcelona
SPANJË- Spanja planifikon të rrisë taksat për qiratë e shtëpive të pushimeve në mënyrë që ...
Bota
13 Janar 2025, 18:42
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Qeveria amerikane njoftoi të hënën se do të kufizojë më tej eksportet e mikroprocesorëve që p...
Bota
13 Janar 2025, 18:34
E. D
foto ilustruese
NIGERI- Të paktën 40 persona janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur në komunitetin Du...
Bota
13 Janar 2025, 17:59
ZH.LL
Mbreti Charles
BRITANI- Mbreti Charles do të udhëtojë në Aushvic këtë muaj për të marrë pjesë në nj&...
Bota
13 Janar 2025, 18:06
E. D
moti keq
GREQI- Reshje bore, shira të rrëmbyeshëm dhe temperatura të ulëta kanë përfshirë gati më shumë s...
Bota
13 Janar 2025, 17:35
E. D
foto ilustruese
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin do të takojë në Moskë homologun e tij iranian këtë javë për n&e...
Bota
13 Janar 2025, 17:02
M.B
Robert Fico
SLLOVAKIA- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime për transit...
Bota
13 Janar 2025, 17:09
ZH.LL
nigeri
NIGERI- Militantët e dyshuar islamikë vranë 40 fermerë në një sulm ndaj komunitetit Dumba në shtetin Borno të...
Bota
13 Janar 2025, 16:46
E. D
foto ilustruese
GAZA- Armëpushimi dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve që po diskutohet aktualisht nga Izraeli dhe Hamasi ka qenë...