Bota

40 të vdekur nga sulmi xhihadist në Nigeri

Autoritetet besojnë se autorët janë luftëtarë të Boko Haram ose pjesë e organizatës së Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore.

13 Janar 2025, 18:34 Nga E. D
40 të vdekur nga sulmi xhihadist në Nigeri
foto ilustruese

NIGERI- Të paktën 40 persona janë vrarë në një sulm nga persona të armatosur në komunitetin Duba, në shtetin Borno të Nigerisë verilindore. Autoritetet besojnë se autorët janë luftëtarë të Boko Haram ose pjesë e organizatës së Shtetit Islamik në Afrikën Perëndimore.

Babagana Zulum, guvernatori i shtetit Borno, dënoi sulmin dhe i bëri thirrje ushtrisë që të ndërmarrë veprime vendimtare kundër autorëve. Njëkohësisht ai u bëri thirrje fermerëve dhe peshkatarëve të zonës që të mos lëvizin jashtë korridoreve të sigurisë të përcaktuara nga forcat e armatosura.

Shteti Borno është goditur nga sulmet xhihadiste që nga viti 2009 që kanë vrarë dhjetëra mijëra njerëz dhe kanë zhvendosur miliona. Edhe pse ushtria nigeriane ka siguruar vazhdimisht se xhihadistët janë mundur, sulmet ndaj forcave të sigurisë, si dhe ndaj civilëve, vazhdojnë. Një pritë kundër një patrulle ushtarake javën e kaluar vrau 34 xhihadistë dhe gjashtë ushtarë.

nigeri

Sondazh

Poll