Bota

Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë marrëveshje gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik

Në njoftim theksohet se më 17 janar, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Massoud Pezheskian, i cili do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi.

13 Janar 2025, 14:45 Nga N.F
Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë marrëveshje
Putin

RUSI- Rusia dhe Irani do të nënshkruajnë një "Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Partneritetit Strategjik" të premten gjatë vizitës së presidentit iranian, Massoud Pezheskian në Moskë. Lajmin e konfirmoi Kremlini për mes një njoftimi. Në njoftim theksohet se më 17 janar, Vladimir Putin do të zhvillojë bisedime me Presidentin e Republikës Islamike të Iranit, Massoud Pezheskian, i cili do të bëjë një vizitë zyrtare në Rusi.

Sipas të njëjtit burim, të dy udhëheqësit do të diskutojnë opsionet për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Moskës dhe Teheranit, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, transportin dhe furnizimin, si dhe veprimet humanitare.

iran rusi

Sondazh

Poll