Bota

Më 15 janar konferenca ndërkombëtare e OKB-së për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, do të mbahet në Norvegji

Në Oslo do të priten kryeministri palestinez Mohamed Mustafa, kreu i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNRWA) Philippe Lazzarini dhe i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Norvegjezi Tor Venesland.

13 Janar 2025, 12:24 Nga N.F
Më 15 janar konferenca ndërkombëtare e OKB-së për
Foto ilustruese

NORVEGJI- Norvegjia do të presë të mërkurën, 15 janar konferencën e tretë të një aleance ndërkombëtare që synon të inkurajojë një zgjidhje me Izraelit dhe Palestinës në Lindjen e Mesme. Lajmin e njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze. Në Oslo do të priten kryeministri palestinez Mohamed Mustafa, kreu i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNRWA) Philippe Lazzarini dhe i dërguari i OKB-së për Lindjen e Mesme, Norvegjezi Tor Venesland.

Kjo është konferenca e tretë e “Aleancës Ndërkombëtare për Zbatimin e Zgjidhjes me Dy shtete”, formimi i së cilës u njoftua në shtator në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

"Nëse ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t'i dhënë fund luftës (në Rripin e Gazës), ne duhet të punojmë gjithashtu drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit që siguron vetëvendosje, siguri dhe drejtësi si për palestinezët ashtu edhe për izraelitët," tha ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide.

Më shumë se 80 vende dhe organizata do të marrin pjesë në konferencë, por pjesëmarrja e Izraelit nuk është njoftuar. Norvegjia së bashku me Spanjën dhe Irlandën e ndjekur më vonë nga Sllovenia njohën shtetin palestinez në maj, duke zemëruar Izraelin.

Lufta në Rripin e Gazës, e cila shpërtheu pas sulmit të paprecedentë të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ka ringjallur diskutimet për një zgjidhje me dy shtete. Analistët thonë se ky synim është më larg se kurrë, pasi presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kundërshtojnë krijimin e një shteti palestinez. Dy konferencat e para të kësaj aleance u zhvilluan në fund të tetorit në Riad dhe më pas në fund të nëntorit në Bruksel.

okb norvegji konflikti ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll