13 Janar 2025, 10:53
Nga r.ll.
volodymyr zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se është i gatshëm t’i dorëzojë Phenjanit dy ushtarë të kapur të Koresë së Veriut, në këmbim të të burgosurve ukrainas të luftës në Rusi.
“Për ata ushtarë të Koresë së Veriut që nuk dëshirojnë të kthehen, mund të ketë opsione të tjera në dispozicion”, shkroi Zelenskyy në X.
Atyre që duan “ta sjellin paqen më afër, duke përhapur të vërtetën për këtë luftë në koreanisht, do t’u jepet mundësia”, shtoi ai.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha se njëri nga dy ushtarët u tha zyrtarëve se mendonte se do të shkonte në Rusi për “stërvitje” dhe jo në luftë.
Atij iu gjet një kartë identiteti ushtarake ruse, e lëshuar në emër të një personi tjetër. Ushtari tjetër nuk kishte dokumente. SBU-ja tha se dy burrat, të cilët u kapën më 9 janar, janë në Kiev dhe nën kujdes mjekësor.
Ata flasin vetëm koreanisht dhe janë duke u marrë në pyetje me ndihmën e Shërbimit Informativ Kombëtar të Koresë së Jugut, tha SBU-ja.
Rusia nuk e ka mohuar se shfrytëzon trupat e Koresë së Veriut në luftën e saj kundër Ukrainës. Presidenti Vladimir Putin tha në tetor se është “vendim sovran” i vendit të tij nëse do të dislokojë ose jo forca të tilla.
Zyra e Zelenskyt tha në një deklaratë të shtunën se rusët “po përpiqen ta fshehin faktin se këta janë ushtarë nga Koreja e Veriut, duke u dhënë atyre dokumente që i paraqesin nga Tuva ose territore të tjera nën kontrollin e Moskës”.
Shërbimi ukrainas i inteligjencës raportoi se ushtari që mbante kartë identiteti, tha se kishte lindur në vitin 2005 dhe se i kishte shërbyer Koresë së Veriut që nga viti 2021.
I burgosuri i dytë raportohet t’i ketë dhënë disa nga përgjigjet e tij me shkrim, për shkak të lëndimeve në nofull. Sipas SBU-së, ai besohet se ka lindur në vitin 1999 dhe se i ka shërbyer Koresë së Veriut që nga viti 2016. Ukraina dhe Koreja e Jugut raportuan në fund të vitit të kaluar se Koreja e Veriut ka dërguar së paku 10.000 trupa në Rusi.
Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut tha të hënën se më shumë se 300 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë gjatë luftimeve për Rusinë dhe se të paktën 2.700 të tjerë janë plagosur. Zelenskyy tha të dielën se “nuk ka dyshim se ushtria ruse është e varur nga ndihma ushtarake nga Koreja e Veriut”./REL
volodymyr zelenskyy ushtaret e korese se veriut lufta ukraine-rusi
Bota
13 Janar 2025, 09:28
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Rreth 300 ushtarë të Koresë së Veriut janë vrarë dhe rreth 2,700 të tjerë jan&eu...
Bota
13 Janar 2025, 07:55
N.F
Brazil
BRAZIL- Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë dhjetë persona n&eu...
Bota
13 Janar 2025, 07:57
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Shumë kohë përpara zgjedhjes si president, Donald Trump i kërcënoi evropianët: Ai do ...
Bota
13 Janar 2025, 07:49
r.ll
droga ne el salvador
EL SALVADOR- Autoritetet salvadorane sekuestruan gjithsej 4.3 ton kokainë të transportuar nga katë...
Bota
13 Janar 2025, 07:47
N.F
Dron
RUSI- Ndërsa forcat ruse shtuan përparimet e tyre në lindje të Ukrainës, ato u ndihmuan edhe nga një mjet i ri - droni q...
Bota
13 Janar 2025, 07:42
r.ll
newsom, trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nisi të dielën një sulm të ri verbal kundër lider...
Bota
13 Janar 2025, 07:30
N.F
Zjarri
SHBA- Numri i të vdekurve nga zjarret në zonën e Los Angeles u rrit në 24. Gjashtëmbëdhjetë njer&e...
Bota
12 Janar 2025, 22:40
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendim...
Bota
12 Janar 2025, 20:32
M.B
Joe Biden dhe Benjamin Netanyahu
SHBA- Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha një burim n&...
Bota
12 Janar 2025, 20:18
M.B
Protesta
SERBIA- Dhjetëra mijëra protestues kundër qeverisë mbushën rrugët e Beogradit të dielën duke ndezur dritat...