Bota

10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, mes tyre edhe 4 anëtarë të një familjeje (VIDEO)

Sipas bilancit të fundit nga departamenti lokal i zjarrfikësve mësohet se edhe një person rezulton i zhdukur.

13 Janar 2025, 07:55 Nga N.F
10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, mes tyre edhe 4
Brazil

BRAZIL- Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë dhjetë persona  në shtetin juglindor të Brazilit, Minas Gerais. Sipas bilancit të fundit nga departamenti lokal i zjarrfikësve mësohet se edhe një person rezulton i zhdukur.

Nëntë njerëz vdiqën në Ipatsinga, një qytet me 227,000 banorë ku ranë 80 mm shi në një orë të shtunën në mbrëmje. Mes viktimave ishte edhe një fëmijë 8-vjeçar që zjarrfikësit e gjetën në rrënojat e një shtëpie që u shkatërrua nga rrëshqitja e dheut. Katër anëtarë të familjes së tij u nxorrën të vdekur nga balta dhe mbeturinat. 

“Problemi nuk është vetëm shiu që ra mbrëmë. Tashmë prej një muaji po bie shi pothuajse çdo ditë” dhe toka është e lagur," theksoi kryetari Gustavo Nunes gjatë një konference për shtyp.

I zgjedhuri vendor tha gjithashtu se pacientët e klinikave të dëmtuara nga rrëshqitja e dheut janë transferuar në struktura të tjera shëndetësore. Guvernatori i Minas Gerais, Homeu Zema, njoftoi se nesër të martën do të vizitojë Ipatsingën.

Ai dërgoi një mesazh solidariteti për viktimat e rrëshqitjeve të dheut në rrjetet sociale dhe vuri në dispozicion të bashkisë të gjitha mjetet e shtetit për të ofruar ndihmë për të prekurit. Në vitin 2024, Brazili është goditur rëndë nga ngjarjet ekstreme të motit, veçanërisht përmbytjet e rënda që lanë mbi 180 të vdekur në prill dhe maj, duke shkaktuar gjithashtu dëme të mëdha materiale.

 

rrëshqitjet e dheut në brazil 10 viktima

Sondazh

Poll