10 Janar 2025, 19:47
Nga E. D
Joe Biden
KALIFORNI- Presidenti amerikan Joe Biden tha se Los Angeles, i cili është në mëshirën e zjarreve shkatërruese, duket si një zonë lufte.
"Më bëri të mendoj për një zonë lufte, me bombardime," tha Joe Biden gjatë një konferencë në Shtëpinë e Bardhë për zjarret në Los Anxhelos.
Biden gjithashtu është zotuar të ndihmojë të prekurit nga zjarret në Kaliforni, duke thënë se do të bëjë gjithçka që mundet për t’i kaluar ata nga ky makth i gjallë.
“Për familjet e Kalifornisë Jugore të prekura nga kjo fatkeqësi: Unë e di që po përjetoni në një makth të vërtetë”, postoi ai në X, teksa shtoi duke thënë “premtoj se do t’ju ndihmojmë ta kaloni këtë periudhë dhe të rikuperonehi përfundimisht”.
Në një video që shoqëron postimin e tij, ai thotë; “ne po bëjmë gjithçka që mundemi në një nivel federal dhe ne do të sigurohemi që të merrni çdo burim që ju nevojitet”.
Biden thotë se ka miratuar kërkesën e guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom për një deklaratë të fatkeqësisë së madhe, që do të thotë ndihmë e menjëhershme në para për ata që janë më të prekurit.
Dhjetë persona kanë humbur jetën nga zjarret, ndërsa mijëra hektarë dhe shtëpi janë bërë hi. Ekspertët paralajmërojnë se zjarri nuk do të shuhet nëse nuk ndryshon moti. Mirëpo, në mes të gjithë kësaj situate tragjike kishte edhe nga ata që plaçkitën rrënojat dhe shtëpitë e braktisura.
Autorët hyjnë në shtëpi dhe rrëmbejnë gjithçka gjejnë përpara. Në fakt, siç është bërë e ditur, deri dje (1/9) ishin bërë 20 arrestime nga autoritetet, por autorët janë shumë më tepër. Autoritetet shpallën një shtetrrethim për të kontrolluar plaçkitjen.
joe biden
Bota
10 Janar 2025, 19:36
r.ll
foto ilustruese
KOPENHAGEN - Kryeministri i Groenlandës, Mute B. Egede tha ditën e sotme se njerëzit e territorit të tij të pasur ...
Bota
10 Janar 2025, 19:48
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Këtë javë, shefi ekzekutiv i kompanisë ‘Meta’ njoftoi se do të ketë një gamë m&eu...
Bota
10 Janar 2025, 19:34
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huthi në Jemen më 10 janar, përf...
Bota
10 Janar 2025, 19:11
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Përmbysja e Bashar al-Assadit në Siri ka çuar në një ballafaqim mes Turqisë dhe Izraelit, ndër...
Bota
10 Janar 2025, 18:36
N.F
Putin dhe Trump
SHBA- Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë pa vonesë. ...
Bota
10 Janar 2025, 18:22
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që k...
Bota
10 Janar 2025, 18:11
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industris...
Bota
10 Janar 2025, 17:59
E. D
TikTok
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e apl...
Bota
10 Janar 2025, 17:29
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Imazhet apokaliptike kanë lënë pas flakët e zjarrta në Los Anxhelos, pasi dhjet&e...
Bota
10 Janar 2025, 17:27
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanks...