10 Janar 2025, 18:36
Nga N.F
Putin dhe Trump
SHBA- Presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, ka thënë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë pa vonesë. Tani ai do të takohet me kreun e shtetit rus Vladimir Putin. Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.
"Ai dëshiron që ne të takohemi. Dhe ne po e organizojmë këtë," tha Trumpi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Në takim do të bëhet fjalë mbi të gjitha për t'i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
Putini u tregua i "hapur” për bisedime. Moska e përshëndet "gatishmërinë e Trumpit për të zgjidhur çështjet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nuk ka asnjë parakusht për një takim të tillë, shtoi ai.
Paqe "brenda 24 orësh”?
Më 20 janar Trumpi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në fushatën elektorale, ai e kritikoi në mënyrë të vazhdueshme ndihmën ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe njoftoi se paqja në Ukrainë do të rivendosej "brenda 24 orëve" pas marrjes së detyrës prej tij. Si do të arrihet kjo, këtë ai nuk e ka treguar. Kjo shkaktoi skepticizëm në Kiev dhe tek shtetet aleate: ekziston droja se Trumpi mund ta detyrojë Ukrainën që t'i bëjë lëshime të mëdha Rusisë.
Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u tregua tani megjithatë besimplotë se presidenti "i fortë" i zgjedhur i SHBA, mund t'i japë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë të publikuar së fundmi me podkasterin amerikan Lex Fridman, Zelenski tha se Trumpi do të hapë në mënyrë vendimtare rrugën për një zgjidhje me negociata, e cila do të mbështetet edhe nga shtetet evropiane.
Trump ka deklaruar disa herë: "Ne duhet ta lëmë pas vetes këtë luftë. Është një kasaphanë. Miliona ushtarë vriten". Është një luftë, e cila nuk do të kishte ekzistuar kurrë, po të kishte qenë ai President, pohoi Trumpi.
Miliarda dollarë për Ukrainën
Që nga fillimi i luftës pothuajse tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, me distancë të madhe nga të tjerët, mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës. Sipas të dhënave të Pentagonit, SHBA kanë vënë tashmë në dispozicion një shumë totale prej 65.9 milionë dollarësh - ose rreth 64 milionë euro - si "kontribute për sigurinë"./DW
putin trump
Bota
10 Janar 2025, 18:22
r.ll
aleksander vucic
SERBI- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanksione që k...
Bota
10 Janar 2025, 18:11
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën sot sanksionet më të ashpra dhe gjithëpërfshirëse deri tani ndaj industris...
Bota
10 Janar 2025, 17:59
E. D
TikTok
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat lidhur me ligjin që parashikon ndalimin e apl...
Bota
10 Janar 2025, 17:29
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Imazhet apokaliptike kanë lënë pas flakët e zjarrta në Los Anxhelos, pasi dhjet&e...
Bota
10 Janar 2025, 17:27
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se ka vendosur sanksione ndaj industrisë së naftës të Rusisë, sanks...
Bota
10 Janar 2025, 17:15
r.ll
foto nga protestat
BEOGRAD- Mijëra njerëz kanë bllokuar autostradën kryesore në kryeqytetin e Serbisë në kuadër t&e...
Bota
10 Janar 2025, 16:57
E. D
Yulia Navalnaya, Alexei Navalny
RUSI- Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, tha se mbikëqyrësi financiar i Rusi...
Bota
10 Janar 2025, 16:52
r.ll
nicolas maduro
VENEZUELË- Nicolas Maduro i Venezuelës është betuar për një mandat të tretë presidencial pavarë...
Bota
10 Janar 2025, 16:23
E. D
Donald Trump
SHBA- Pas muajsh vonese, luftimesh ligjore dhe pasigurisë kushtetuese, presidenti i zgjedhur Donald Trump u dënua me nj&eu...
Bota
10 Janar 2025, 16:09
N.F
Damask
DAMASK- Tre gra u vranë dhe pesë fëmijë u plagosën të premten në një rrëmujë në xhaminë&...