Bota

VIDEO/ Mijëra rumunë protestojnë jashtë Parlamentit në Bukuresht kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale: Na vodhe votën!

Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet në fillim të dhjetorit, një vendim jashtëzakonisht i rrallë për një vend të Bashkimit Evropian. Raundin e parë të zgjedhjeve e fitoi kandidati i ekstremit të djathtë, Kalin Gheorgescu, rezultat i cili habiti të gjithë.

10 Janar 2025, 15:41 Nga N.F
VIDEO/ Mijëra rumunë protestojnë jashtë
Protesta

RUMANI- Mijëra rumunë u mblodhën jashtë ndërtesës së Parlamentit në Bukuresht duke protestuar kundër anulimit të zgjedhjeve presidenciale pas dyshimeve për ndërhyrje ruse. Me pankarta në duar rumunët brohoritën një zëri se u kanë vjedhur votën me këtë vendim. Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet në fillim të dhjetorit, një vendim jashtëzakonisht i rrallë për një vend të Bashkimit Evropian. Raundin e parë të zgjedhjeve e fitoi kandidati i ekstremit të djathtë, Kalin Gheorgescu, rezultat i cili habiti të gjithë.

Autoritetet e akuzojnë atë se përfitoi nga një fushatë e paligjshme miratimin në platformën TikTok. Komisioni Evropian ka njoftuar nisjen e një hetimi. Vendi do të mbajë zgjedhje të reja në maj, një datë që pritet të konfirmohet javën e ardhshme.

Gheorgescu, kritik ndaj BE-së dhe NATO-s dhe kundër çdo ndihme ushtarake për Ukrainën vazhdoi me disa apelime ligjore, duke përfshirë një në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ). Avokatët e tij e apeluan sot anulimin zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese.

"Ky vendim që zhyti Rumaninë në kaos duhet të rishikohet urgjentisht," tha ish-nëpunësi i lartë civil 62-vjeçar në një video-mesazh për mbështetësit e tij.


"Ne jetojmë në një diktaturë," u tha gazetarëve një tjetër kandidat, George Simeon, duke thënë se ai ishte atje për të mbrojtur demokracinë.

Partia e Simion, AUR , mori 18% të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe në total, tre fraksionet e bllokut nacionalist përfaqësojnë tani një të tretën e votuesve, më shumë se tre herë më shumë se rezultati i regjistruar nga AUR në 2020. Kundër këtij kampi në rritje, disa forca politike pro-evropiane formuan një qeveri në fund të dhjetorit dhe paraqitën një kandidat të përbashkët presidencial, Crin Antonescu. Ish-lideri 65-vjeçar i liberalëve megjithatë "pezulloi" kandidaturën e tij, duke përmendur mungesën e mbështetjes nga partitë kryesore.

zgjedhjet ne rumani

Sondazh

Poll