Bota

Zjarret shkatërruese në Los Angeles, arrestohet një person për zjarrvënie

I dyshuari ndodhet në paraburgim dhe është transportuar në stacionin e Topangës. Policia thotë se hetimet janë duke vazhduar.

10 Janar 2025, 11:01 Nga ZH.LL
Zjarret shkatërruese në Los Angeles, arrestohet një person
los angeles

LOS ANGELES- Autoritetet arrestuan një burrë me dyshimin për zjarrvënie, pasi morën një telefonatë nga një dëshmitar i cili e pa të dyshuarin "duke tentuar të ndizte një zjarr", tha Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit për CNN përmes emailit.

I dyshuari ndodhet në paraburgim dhe është transportuar në stacionin e Topangës. Policia thotë se hetimet janë duke vazhduar.

Që prej mëngjesit të së martës, zjarret shkatërruese në Los Angeles kanë vrarë të paktën 10 persona. Rreth 10,000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, mes tyre edhe rezidencat e vipave, ndërsa rreth 150,000 njerëz janë evakaur. 

los angeles

Sondazh

Poll