10 Janar 2025, 08:10
Nga M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Presidenti Joe Biden tha të enjten gjatë një takimi me anëtarë të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë se ai ka vënë në gatishmëri burime federale dhe ka miratuar fonde shtesë për të ndihmuar Kaliforninë të luftojë zjarret shkatërruese, duke thënë se ato ishin "zjarret më të rënda që kanë goditur Los Anxhelosin.”
Fondet e reja do të mbulojnë 100% të kostos për 180 ditë për heqjen e materialeve të rrezikshme, strehimin e përkohshëm, pagat e personelit të ndërhyrjes së shpejtë dhe masat për të mbrojtur jetën e banorëve të prekur nga zjarret, tha ai.
"Ne nuk do të heqim dorë nga këto plane", tha Presidenti Biden. “Ne presim një ndërprerje të përkohshme të erërave të forta, por në disa zona, erërat e forta ka të ngjarë të vazhdojnë edhe javën e ardhshme.”
Ndërsa Biden po ia jepte fjalën Nënpresidentes Kamala Harris, ai vuri në dukje se ajo ishte "e prekur drejtpërdrejt" nga pasojat e zjarreve. Zonja Harris ka qenë senatore e Kalifornisë dhe shtëpia e saj atje ndodhet në zonën e evakuimit, por nuk është e qartë nëse është dëmtuar nga zjarret. Ajo e cilësoi situatën në Los Anxhelos si "apokaliptike".
“Kjo do të ketë ndikim për shumë muaj dhe vite në vijim”, tha ajo.
Të paktën gjashtë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Sipas zyrtarëve, numri i viktimave pritet të rritet ndërsa ekipet e kërkim shpëtimit fillojnë të kontrollojnë rrënojat e shtëpiva të djegura. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë shtëpi janë shkatërruar thellë në zemër të industrisë amerikane të filmit.
Erërat që arritën shpejtësinë 160 kilometra e kanë përhapur zjarrin në një sipërfaqe të madhe, duke arritur në lagjen e mirënjohur ‘Hollywood Hills’, që vazhdon të shkatërrohet nga zjarret, njëri prej të cilëve vlerësohet si më i rëndi në historinë e qytetit. Në mes të shumë shtëpive që janë djegur në tërësi përfshihen edhe rezidencat e një mori yjesh të njohura të Hollivudit.
Mbi 180 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Kalifornia po kalon atë që njihet si sezoni i zjarreve në male. Ky sezon megjithatë ka filluar më herët dhe do të marrë fund më vonë si pasojë e rritjes së temperaturave dhe thatësirës për shkak të ndryshimeve mjedisore./ VOA
zjarret ne kaliforni
Bota
10 Janar 2025, 07:54
ZH.LL
María Corina Machado
VENEZUELA- Udhëheqësja e opozitës së Venezuelës, María Corina Machado, është e lir&eu...
Bota
10 Janar 2025, 07:59
M.B
Arkivoli i ish-Presidentit Carter pak kohë para varrimit në Plains të Xhorxhias.
SHBA- Funerali i qytetit të lindjes së ish-Presid...
Bota
10 Janar 2025, 07:47
ZH.LL
Putin-Trump
SHBA- Donald Trump ka thënë se po organizohet një takim mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti i zgjedhur i SHB...
Bota
10 Janar 2025, 07:37
ZH.LL
los angeles
LOS ANGELES- Të paktën 10 persona besohet të kenë vdekur pasi zjarret vazhdojnë të djegin shumë qytete n&eum...
Bota
10 Janar 2025, 07:39
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rusia thotë se po ndjek nga afër situatën lidhur me Groenlandën, pas refuzimit të presidentit të zgjed...
Bota
10 Janar 2025, 07:35
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara hodhi poshtë të enjten kërkesën Presidentit të zgjedhur Do...
Bota
9 Janar 2025, 22:52
E. D
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Qeveria laburiste njoftoi sot se ka deportuar 16,400 emigrantë të parregullt nga Britania në gjashtë m...
Bota
9 Janar 2025, 22:35
E. D
presidentë aktualë dhe ish-presidentë
SHBA- Pesë presidentë aktualë dhe ish-presidentë u mblodhën për&nbs...
Bota
9 Janar 2025, 22:40
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka kaluar të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj ...
Bota
9 Janar 2025, 22:10
E. D
pamje nga zjarri
KALIFORNI- Zjarret masive po shkatërrojnë mijëra struktura, po zhvendosin mijëra banorë, po shkatërrojn...