Bota

Kërcënimi i Trump për të pushtuar Groenlandën/ BE: Në një botë të ashpër, Europa dhe SHBA janë më të forta së bashku

Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa në reagimin e tyre kanë theksuar se SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë, ndërsa shtojnë se jajnë të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike.

9 Janar 2025, 21:24 Nga DOSJA
Kërcënimi i Trump për të pushtuar Groenlandën/ BE:
Ursula von der Leyen, Antonio Costa

SHBA- Donald Trump as nuk është kthyer në Shtëpinë e Bardhë, por presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së tashmë ka tronditur homologët e tij në Evropë. Me më pak se dy javë nga inaugurimi i tij, Trump vuri alarmin me deklarata provokuese, duke përfshirë refuzimin e përjashtimit të përdorimit të forcës ushtarake për të kapur territorin autonom të Danimarkës, Grenlandës.

Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa në reagimin e tyre kanë theksuar se SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë, ndërsa shtojnë se janë të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike. Gjithashtu ata argumentojnë se BE do të mbrojë gjithmonë qytetarët dhe integritetin e demokracive dhe lirive të tyre. 

Në një botë të ashpër, Europa dhe SHBA janë më të forta së bashku.Për BE-në është e nevojshme të mbrojmë dhe forcojmë vlerat tona themelore demokratike, për ta bërë ekonominë tonë më konkurruese dhe të qëndrueshme, për të zgjeruar rrjetin global të partneriteteve dhe për të investuar më shumë në sigurinë tonë. SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike," thuhet në reagim.  

Brukseli po priste me padurim një angazhim pozitiv me administratën e ardhshme të SHBA, bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesat e përbashkëta, shtuan ata.

ursula von der leyen antonio costa donald trump

Sondazh

Poll