Art&Argëtim

Të gjithë me pallto e shalle, 52-vjeçari nga Fier ‘sfidón’ të ftohtin, lahet në det: Trupi im zjen, notova 40 minuta

3 Janar 2020, 20:16 Nga DOSJA
Të gjithë me pallto e shalle, 52-vjeçari nga Fier

Në një kohë kur të gjithë mbërthehemi deri në grykë me shall dhe pallto të trasha për ti shpëtuar temperaturave të ftohta të janarit, ka edhe nga ata guximtarët që i drejtohen detit për të notuar.

 

Ky 52 vjeçar ka udhëtuar nga Fieri drejt brigjeve të Jonit në Vlorë, duke sfiduar motin e notuar i patrazuar nga kureshtarët por nuk i ka shpëtuar kamerës së Top-Channel.

Notari fierak të gjithë atyre që mund të thonë si është e mundur të notosh këtë fillim janari, u thotë mos bëni aspak hapi. Gjithkush mund ta provojë.

“Unë e bëj çdo vit, kam vite që e bëj. Sot është 5 gradë por deti është 8-9. Këtë që e bëj unë e bëjnë të gjithë. Sot kam ndenjur 40 minuta. Nuk e ndjej unë tani. Trupi im zjen,”-tha 52-vjeçari. 

E pas kësaj interviste për Top-Channel, fieraku ia nis nga e para duke notuar përsëri.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete plazh ne dimer vlore plazh ne dimer vlore

Sondazh

Poll