Ekonomi

Të dhënat: Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në dhjetor

BQE po kërkon të nxisë ekonominë në vështirësi të rajonit me ulje të normave.

7 Janar 2025, 12:01 Nga M.B
Të dhënat: Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në
Foto ilustruese

FRANKFURT- Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në dhjetor, në rritjen e tretë në tre muaj. Shifra ishte në përputhje me pritshmëritë e tregut, sipas një sondazhi të ekonomistëve, dhe krahasuar me normën e nëntorit prej 2.2%. Rritja e inflacionit vjen ndërsa Banka Qendrore Europiane kërkon të nxisë ekonominë në vështirësi të rajonit me ulje të normave të interesit.

BQE ka ulur normat e interesit katër herë që nga qershori dhe pritet gjerësisht të ulë normën bazë të depozitave nga 3% më vonë këtë muaj. Disa investitorë kanë shpresuar për një ulje të madhe, për të zbutur shqetësimet për rritjen e dobët në Eurozonë. Megjithatë, rritja e presioneve të çmimeve mund të bëjë më të mundshëm një ulje më të vogël prej 25 pikë bazë.

BQE pret, që inflacioni të bjerë afër objektivit prej 2% gjatë këtij viti. Yield-et e obligacioneve dyvjeçare gjermane, një pikë referimi për Eurozonën, ranë 0.02 pikë përqindjeje në 2.18% pas publikimit të shifrave. Aksionet europiane ndryshuan pak, me Stoxx Europe 600 në mbarë rajonin me më pak se 0.1%. Euro vazhdoi fitimet e mëparshme kundrejt dollarit, duke u rritur me 0.3% në ditë në 1.043 dollarë./ Monitor

eurozona

Sondazh

Poll

Ekonomi 4 Janar 2025, 08:31 I.A

“Moda” e hapësirave co-working

Foto Ilustruese TIRANË- Hapësirat co-working në Tiranë, si kanë ndikuar në krijimin e një “ushtrie” të ...