3 Janar 2025, 09:26
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Investimet e individëve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të kanë vijuar rënien edhe në tremujorin e tretë të vitit 2024. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 9-mujorin 2024, individët investuan 23.1 miliardë lekë në tregun primar të bonove dhe obligacioneve, me një rënie prej 18.3% krahasuar me një vit më parë.
Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 7786, me një rënie vjetore prej 24%. Sipas llojit të instrumenteve financiare, rënia është shtrirë njëkohësisht si në bono, ashtu edhe në obligacione. Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 17.9 miliardë lekë, me një rënie vjetore prej 17%. Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 5.3 miliardë lekë, 4.9% më pak krahasuar me 9-mujorin 2023.
Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë. Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së mëtejshme të yield-eve gjatë vitit 2024.
Në një situatë të tillë, individët duket se po tregohen më të interesuar për të blerë tituj të emetimeve të mëparshme në tregun dytësor, që ofrojnë kthime më të larta krahasuar me emetimet e reja. Sipas statistikave të AMF-së, individët blenë afërsisht katër miliardë lekë tituj nga portofolet e bankave, me një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Zhvendosja e interesit të individëve nga tregu primar në atë sekondar duket se shpjegohet pikërisht me kthimet më të mira që ofrojnë instrumentet e emetuara nga qeveria në vitet e mëparshme, veçanërisht gjatë vitit 2022. Rënia e yield-eve i ka bërë këto instrumente më tërheqëse dhe ka shtuar investimet e individëve në to. Kjo tregon një njohje më të mirë të mekanizmave dhe alternativave që ofron tregu financiar, megjithëse numri i investitorëve që ka kryer investime në tregun dytësor është relativisht i vogël, me 1280 transaksione gjithsej.
Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare. Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të 9-mujorit 2024 vlerësohej se individët zotëronin rreth 20.2% të totalit të borxhit të brendshëm publik./ Monitor
ekonomi
Ekonomi
3 Janar 2025, 07:40
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një anketë e fundit për sigurinë në Rajon që e u krye nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ...
Ekonomi
3 Janar 2025, 07:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Nga ulja e pragut vjetor të të ardhurave personale, afati i ri dorëzimit më 31 Mars 2025 deri te detyrimi p&eum...
Ekonomi
2 Janar 2025, 09:50
I.A
ATM
TIRANË- Depozitimet e parave në bankomate u rritën përsëri në tremujorin e tretë 2024. Sipas statistikave të Ba...
Ekonomi
2 Janar 2025, 09:29
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025....
Ekonomi
1 Janar 2025, 09:43
I.A
TIRANË- Nga sot (1 janar) 2025, 2600 biznese të lidhura në tension 10 kv janë zyrtarisht në tregun e lirë të energjisë...
Ekonomi
1 Janar 2025, 09:24
Erald Pashaj
Viti 2025 dhe në vazhdim do të jetë një test konvergjence për punëdhënësit dhe punëmarresit, ku asnjëra nga ...
Ekonomi
31 Dhjetor 2024, 12:22
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Oferta e monetare e lekut është zgjeruar më tej gjatë vjeshtës dhe ka arritur nivelin më të...
Ekonomi
31 Dhjetor 2024, 07:32
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kursi i këmbimit euro-lek po e mbyll vitin 2024 në rënie dhe i është afruar përs...
Ekonomi
31 Dhjetor 2024, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se sot, data 30 dhjetor ishte afati i Fundit për Rimbursimin e Menj&...
Ekonomi
30 Dhjetor 2024, 22:52
M.B
Albin Kurti
KOSOVA- Viti 2024 do të hyjnë në historinë ekonomike të Kosovës, si viti në të cilin është ar...