Bota

Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si lider partie

Trudeau do të mbetet kryeministër në detyrën e kujdestarit derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri. 

6 Janar 2025, 17:06 Nga r.ll
Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë dhe si
Justin Trudeau

KANADA- Kreyministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka njoftuar në një konferencë për mediat dorëheqjen nga posti i tij si lider i vendit dhe i Partisë Liberale në pushtet.

"Unë synoj të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ri," u tha 53-vjeçari gazetarëve pak çaste më parë në Otava. 

Trudeau thotë se është i emocionuar për të parë procesin që do ta zëvendësojë atë dhe do të zhvillohet në muajt në vijim. Ai thotë se Partia e tij Liberale u zgjodh për herë të tretë në 2021 për të forcuar ekonominë pas pandemisë dhe për të avancuar interesat e Kanadasë, dhe thotë se kjo është puna që ai dhe partia e tij do të vazhdojnë të bëjnë.

Trudeau do të mbetet kryeministër në detyrën e kujdestarit derisa të zgjidhet një udhëheqës i ri. 

justin trudeau kanada

Sondazh

Poll