Bota

Një person me thikë ka tentuar të hyjë në zyrat e kryeministrit belg, reagon Alexandre de Croix: I lehtësuar që askush nuk u lëndua!

Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivet dhe profilin e autorit.

6 Janar 2025, 15:37 Nga N.F
Një person me thikë ka tentuar të hyjë në zyrat e
Alexandre de Croix

BRUKSEL- Një person i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes në Bruksel pasi u përpoq të futej në zyrat e kryeministrit belg, Alexandre de Croix. Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet për të përcaktuar motivet dhe profilin e autorit.

Alexandre de Croix ishte jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili nuk shkaktoi lëndime, por sipas një zëdhënësi të kontaktuar ai është shumë i tronditur.

“Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi. “Personi u dërgua në komisariat”, shtoi ai. Në “X”, Alexander De Cro siguroi se po monitoron nga afër situatën dhe deklaroi se është i lehtësuar që askush nuk u lëndua.

alexandre de croix

Sondazh

Poll