Bota

Ngjarjet e fundit në SHBA/ Shtëpia e Bardhë: Po punojmë për të garantuar sigurinë e Trump gjatë inaugurimit si president më 20 janar

Kirby tha se Shtëpia e Bardhë po informon këshilltarin e ardhshëm të Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Walsh për hetimet e ngjarjeve të fundit në SHBA.

3 Janar 2025, 20:35 Nga r.ll
Ngjarjet e fundit në SHBA/ Shtëpia e Bardhë: Po punojmë
john kirby

SHBA- Shtëpia e Bardhë po punon shumë për të garantuar sigurinë për inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump më 20 janar. Këtë e ka deklaruar zëdhënësi John Kirby, teksa po iu përgjigjej paralajmërimeve për sulme të mundshme me automjete ndaj turmave si ai në New Orleans.

Kirby tha se Shtëpia e Bardhë po informon këshilltarin e ardhshëm të Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Walsh, për hetimet në vazhdim për të shtënat në natën e Vitit të Ri nga një veteran ushtarak në New Orleans dhe shpërthimin e një automjeti jashtë hotelit të Trump në Las Vegas. Të dyja ngjarjet ndodhën në të njëjtën ditë. 

Automjeti "Tesla Cybertruck" e marrë me qira shpërtheu në Las Vegas, ndërsa brenda u gjetën dy armë zjarri gjysmë automatike që ishin blerë legalisht më 30 dhjetor 2024. Njëra prej tyre u gjet në këmbët e shoferit të vdekur që kishte qenë i regjistruar në ushtrinë amerikane në vitin 2006 dhe gjashtë vjet më vonë shërbeu në forcat speciale.

Sipas FBI-së, në këtë fazë hetimore ende nuk ka rezultuar ndonjë lidhje midis shpërthimit në Las Vegas dhe sulmit në New Orleans, ku mbetën të vrarë 14 persona.

john kirby donald trump shtepia e bardhe

Sondazh

Poll