Bota

Turqia rikthen pas 3 vitesh stërvitjen “Atdheu blu”/ Do të zhvillohet në Detin e Zi, Egje dhe Mesdhe, marrin pjesë 87 anije dhe 20 mijë ushtarë

Sipas Akturk, në stërvitje do të marrin pjesë 87 anije sipërfaqësore, shtatë nëndetëse, shtatë mjete detare pa pilot, 31 avionë, 17 helikopterë, 28 dronë dhe 20,000 ushtarë, duke përfshirë anëtarë të ekipeve të sulmit dhe mbrojtjes së nëndetëseve.

3 Janar 2025, 09:35 Nga N.F
Turqia rikthen pas 3 vitesh stërvitjen “Atdheu blu”/ Do të
Foto ilustruese

TURQI- Stërvitja e madhe ushtarake e quajtur “Atdheu Blu” do të mbahet nga Turqia për 10 ditë, duke filluar nga 7 janari. Lajmin e bëri të ditur përfaqësuesi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, Zeki Akturk.

Stërvitja aeronautike, e cila rikthehet pas 3 vitesh, do të zhvillohet në Detin e Zi, Egje dhe Mesdhe. Sipas Akturk, në stërvitje do të marrin pjesë 87 anije sipërfaqësore, shtatë nëndetëse, shtatë mjete detare pa pilot, 31 avionë, 17 helikopterë, 28 dronë dhe 20,000 ushtarë, duke përfshirë anëtarë të ekipeve të sulmit dhe mbrojtjes së nëndetëseve.

Stërvitja “Atdheu Blu” do të përfundojë më 16 janar, ndërsa 9 janari është caktuar si dita e vizitorëve të dalluar në bazën detare Aksaz që ndodhet përballë Rodosit. Në vitin 2021 stërvitja kishte nisur në fund të shkurtit.

turqi stervitje

Sondazh

Poll