Sport

Barça, në kaos: LaLiga bllokon federimin e Dani Olmos. Edhe Pau Victor është jashtë!...

Klubi tani do të presë një përgjigje nga Federata Spanjolle, e thirrur për të vendosur për këtë çështje në një kohë rekord, ndoshta më 3 janar, por për momentin si Dani Olmo dhe Pau Victor janë përjashtuar nga skuadra e katalanasve.

2 Janar 2025, 09:16 Nga DOSJA

Barça, në kaos: LaLiga bllokon federimin e Dani Olmos. Edhe Pau

SPANJE - Një fillim viti, ky 2025, i cili nuk po rezulton aspak i lehtë për një skuadër të Barcelonës gjithmonë në krizë financiare, e cila për vazhdimin e sezonit aktual sportiv rrezikon të mos ketë në dispozicion Dani Olmon dhe bashkë me të edhe Pau Victor, pavarësisht trukimeve të tentuara nga klubi katalanas ditët e fundit.

Le të kalojmë se cila ishte historia. Siç kujton edicioni online i gazetës Marca, Blaugranët, për të përfshirë në skuadër dy lojtarët, kishin arritur marrëveshje për shitjen e tribunave VIP të 'Camp Nou' një fondi të Katarit, operacion i cili do të kishte dhënë një shumë prej rreth 120 milionë euro, por LaLiga, pasi mori parasysh vendimin e gjykatës për mosrespektimin e “fair play”-it financiar, nuk dha miratimin për të gjithë, duke qenë se nuk ka garancitë e nevojshme për pagesën e kontratave.

"LALIGA dëshiron t'ju informojë se, që nga 31 dhjetori, F Barcelona nuk ka paraqitur alternativa të cilat, duke respektuar rregulloret e kontrollit ekonomik të LALIGA, do t'i lejonin asaj të regjistrojë lojtarë duke filluar nga 2 janari,"- thuhet në njoftimin e LaLigas.

Prandaj, klubi tani do të detyrohet të presë një përgjigje nga Federata Spanjolle, e thirrur për të vendosur për këtë çështje në një kohë rekord, ndoshta më 3 janar, por për momentin si Dani Olmo dhe Pau Victor janë përjashtuar nga skuadra e katalanasve. Një dëmtim i madh në imazhin e klubit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll