Aktualitet

Aksidenti me 2 viktíma në Tiranë, Policia: Arrestuam shoferët, faji i 31-vjeçarit që bëri parakalim të gabuar

2 Janar 2020, 21:56 Nga DOSJA
Aksidenti me 2 viktíma në Tiranë, Policia: Arrestuam

TIRANË- Dy shoferët, Edmond Murati dhe Eljon Lazri, të cilët u përfshinë në një aksídent me makinat e tyre sot në rrugën “Xhanfize Keko”, janë arrestuar nga Policia. 

Në një njoftim për mediat, Policia e Tiranës bën me dije se ata kanë rënë në pranga direkt pas aksídentit. Makinat që drejtonin, Murataj dhe Lazri janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë humbur jetën Erjon Balla dhe Hijadete Salliu.

NJOFTIMI I PLOTË

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, 36 vjeç, banues Tiranë, dhe E. L, 31 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Më datë 02.01.2020, rreth orës 15.00, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi E.M, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volkswagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhetuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus” dhe është përplasur me automjetin tip Volkswagen me ngjyrë gri me taraga AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi E. L, ku si pasojë e perplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët shtetasen H. S dhe shtetasin E. B, të cilët kanë qenë duke ecur ne trotuar, ku si pasoje e goditjes kanë gjetur vdekjen ne vend. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të metejshme.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Dy makina që drejtoheshin nga Eljon Lazri dhe Edmond Murati, janë përplasur me njëra-tjetrën pas një parakalimi të gabuar. Makina që ka bërë parakalimin e gabuar pa përplasur për vdèkje dy këmbësorë, të cilët po kalonin në vijat e bardha. Viktimat janë Erjon Balla dhe Hijadete Salliu.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane edmond murati eljon lazri erjon balla hijadete salliu aksident ne tirane edmond murati eljon lazri erjon balla hijadete salliu

Sondazh

Poll