Art&Argëtim

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje divorci pas tetë vitesh

Avokati i Jolie, James Simon, tha në një deklaratë për revistën People se klienti i tij është fokusuar në gjetjen e paqes dhe shërimit për familjen e tyre që nga fillimi i procedurave të divorcit.

31 Dhjetor 2024, 10:32 Nga E. D
Angelina Jolie dhe Brad Pitt arrijnë marrëveshje divorci pas tetë
Brad Pitt dhe Angelina Jolie

SHBA- Yjet e Hollivudit, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, kanë arritur një marrëveshje divorci pas një beteje ligjore tetëvjeçare. Lajmin e ka konfirmuar avokati i Angeline Jolie, ndërsa pala e Pitt nuk ka bërë ende asnjë koment zyrtar deri më tani. 

Jolie dhe Pitt u martua në vitin 2014 dhe kanë gjashtë fëmijë. Jolie bëri kërkesë për divorc në vitin 2016. Avokati i Jolie, James Simon, tha në një deklaratë për revistën People se klienti i tij është fokusuar në gjetjen e paqes dhe shërimit për familjen e tyre që nga fillimi i procedurave të divorcit.

"Kjo është vetëm një pjesë e një procesi të gjatë në vazhdim që filloi tetë vjet më parë. Sinqerisht, Angelina është e rraskapitur, por ajo është e lehtësuar që kjo një pjesë ka përfunduar," tha ai. 

Çifti ishte përfshirë në një betejë për kujdestarinë e fëmijëve në muajt pas shpalljes së tyre të divorcit. Ata ranë dakord për një marrëveshje të përbashkët në 2021. Ndërsa avokatët e Jolie kanë thënë se një marrëveshje divorci është arritur, është e paqartë nëse kjo do t'i japë fund një tjetër beteje ligjore mes çiftit.

Në vitin 2022, Pitt akuzoi Jolie se i kishte shitur aksionet e saj në pronë oligarkut rus Yuri Shefler pa dijeninë e tij. Por Jolie nuk e komentoi publikisht padinë në atë kohë. Çifti u njoh gjatë xhirimeve të filmit të vitit 2005, “Zoti dhe Zonja Smith”, dhe lidhja e tyre shpejt u bë një nga më të komentuara në botën e showbizit. 

Kjo ishte martesa e dytë për Pitt, i cili më parë ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, dhe e treta për Jolie, e cila ka qenë më parë e martuar me aktorët Billy Bob Thornton dhe Jonny Lee Miller. Në karrierën e saj të spikatur, Jolie është e njohur për rolet në filma si “Lara Croft: Tomb Raider”, “Changeling”, dhe “Girl, Interrupted”, ndërsa Brad Pitt ka luajtur në filma ikonë si “Fight Club”, “Once Upon a Time in Hollywood” dhe “Tëelve Monkeys”.

angelina jolie brad pitt

Sondazh

Poll