Bota

Rritja e rasteve me sëmundjen e tuberkulozit në Amerikën Latine, burgjet shkaku kryesor, në El Salvador të dhëna alarmante

Të dhënat globale të tuberkulozit u ulën me 8.7% midis 2015 dhe 2022 por ajo u rrit me 19% në Amerikën Latine. Studiuesit arritën në përfundimin se kjo rritje lidhej me rritjen eksponenciale të burgimit në rajon, duke tejkaluar faktorët e tjerë tradicionalë të rrezikut si HIV/Aids, duhani, përdorimi i drogës dhe kequshqyerja.

31 Dhjetor 2024, 19:59 Nga N.F
Rritja e rasteve me sëmundjen e tuberkulozit në Amerikën Latine,
Foto ilustruese

AMERIKA LATINE- Shkalla e lartë e burgosjeve në Amerikën Latine, rajoni me popullsinë e burgosurve me rritje më të shpejtë në botë po përkeqësojnë tuberkulozin. Një studim i botuar në revistën "The Lancet Public Health" ka vlerësuar se ndryshe nga supozimet e mëparshme, HIV/Aids nuk është faktori kryesor i rrezikut për tuberkulozin në rajon siç mbetet në Afrikë, por shkaku kryesor është burgu.

Të dhënat globale të tuberkulozit u ulën me 8.7% midis 2015 dhe 2022 por ajo u rrit me 19% në Amerikën Latine. Studiuesit arritën në përfundimin se kjo rritje lidhej me rritjen eksponenciale të burgimit në rajon, duke tejkaluar faktorët e tjerë tradicionalë të rrezikut si HIV/Aids, duhani, përdorimi i drogës dhe kequshqyerja.

Studimi përqendrohet në gjashtë vende Brazili, Kolumbi, Meksikë, Argjentinë, Peru dhe El Salvador që të kombinuara, përbëjnë 79.7% të njoftimeve për tuberkulozin e rajonit dhe 82.4% të popullsisë së tij të burgosur. Ndërmjet viteve 1990 dhe 2019, popullsia e të burgosurve në këto vende u rrit nga 260,363 në 1,322,355 persona.

"Përfundimi ynë kryesor është se, në këto vende, rreth një e treta e të gjitha rasteve të tuberkulozit që nga viti 1990 ishin të lidhura me burgim," tha specialisti i sëmundjeve infektive Dr Julio Croda, nga Fondacioni Oswaldo Cruz (Fiocruz) në Brazil.

Skenari më i keq është në El Salvador, ku studimi vlerësoi se 44% e rasteve të tuberkulozit në vend në vitin 2019 ndodhën në burgjet e tij. El Salvador kishte tashmë shkallën më të lartë të burgimit për 100,000 banorë midis gjashtë vendeve. Pasi presidenti, Nayib Bukele, zbatoi gjendjen e jashtëzakonshme për të luftuar bandat në vitin 2022, burgosjet masive u rritën edhe më tej ku sipas studimit, parashikohet të ketë pasoja katastrofike për tuberkulozin.

Studimi mbi tuberkulozin parashikonte se nëse normat e burgimit do të kishin mbetur të qëndrueshme që nga viti 1990, të gjashtë vendet do të kishin të paktën 34,393 më pak raste vetëm në vitin 2019, që përbënin 27.2% të totalit të rasteve atë vit. Ai parashikoi që, nëse do të kishte një reduktim gradual prej 50% në marrjen e të burgosurve dhe kohëzgjatjen e dënimit deri në vitin 2034, incidenca e tuberkulozit në mesin e popullsisë do të binte me 10% në shumicën e vendeve.

 

tuberkuloz burgjet ne ameriken latine

Sondazh

Poll