Bota

E rëndë në Meksikë, 31 trupa të pajetë janë zbuluar ditët e fundit në varret sekrete në Chiapas

Të shtunën e kaluar, qeveria e atij shteti njoftoi zbulimin e 15 trupave në distriktin Frailesca, një zonë rurale jo shumë larg Guatemalës që është rrënuar nga bandat kriminale për tre vjet.

31 Dhjetor 2024, 12:05 Nga N.F
E rëndë në Meksikë, 31 trupa të pajetë janë
Foto ilustruese

MEKSIKË- Trupat e 31 personave janë zbuluar ditët e fundit në varre sekrete në shtetin juglindor të Meksikës, Chiapas. Vendi po përballet me një përshkallëzim të dhunës të lidhur me krimin e organizuar.

"Deri sot ne kemi gjetur gjithsej 25 varre sekrete dhe 31 trupa, 29 burra dhe dy gra," tha në një deklaratë Jorge Luis Javen, prokurori i shtetit Chiapas.

Të shtunën e kaluar, qeveria e atij shteti njoftoi zbulimin e 15 trupave në distriktin Frailesca, një zonë rurale jo shumë larg Guatemalës që është rrënuar nga bandat kriminale për tre vjet. Dy trupa të tjerë u zbuluan të dielën dhe më pas 14 dje, 30 dhjetor.

Ai shtoi se zyra e tij dhe sekretariati i sigurimit të shtetit po vazhdojnë hetimet deri në gjetjen e të gjithë trupave të njerëzve që janë zhdukur. Autoritetet njoftuan gjithashtu arrestimin e një burri që mund të jetë i përfshirë në "zhdukje me forcë".

Sipas mediave lokale, bandat rivale po përplasen për kontrollin e rrugëve të trafikut të drogës përmes rrëmbimeve dhe zhvatjeve. Krahas gati dy dekadave të dhunës të lidhur me trafikun e drogës, zbulimet e varreve sekrete, disa me më shumë se njëqind trupa, në rajone të ndryshme të vendit janë shumëfishuar në Meksikë.

Të enjten, prokuroria në shtetin Chihuahua (Meksika veriore), në kufi me SHBA-në, kishte raportuar për zbulimin e 12 trupave në varre të tjera sekrete. Që kur autoritetet nisën një fushatë të diskutueshme kundër drogës në dhjetor 2006, më shumë se 450,000 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë zhdukur në Meksikë, sipas shifrave zyrtare.

meksike trupa te pajete

Sondazh

Poll