Bota

Më shumë se gjysma e fëmijëve të Sirisë nuk shkojnë në shkollë, nevojitet veprim urgjent

Ajo tha se disa janë ende sot të pa strehë për shkak të valës së re të shpërnguljeve.

31 Dhjetor 2024, 10:55 Nga E. D
Më shumë se gjysma e fëmijëve të Sirisë nuk
foto ilustruese

SIRI- OJQ-ja Save The Children ka zbuluar se më shumë se gjysma e fëmijëve në Siri nuk shkojnë në shkollë. Kjo vë në dukje një aspekt tjetër shkatërrues të luftës 14-vjeçare të vendit.

“3.7 milionë fëmijë janë jashtë shkollës këtë vit, më shumë se gjysma e fëmijëve të moshës shkollore”, tha në një intervistë për AFP, Rasha Mahrez, drejtore e departamentit të OJQ-së për Sirinë.

Shumë shkolla u shkatërruan, u dëmtuan ose u kthyen në qendra pritëse për personat e zhvendosur gjatë luftës, e cila çrrënjosi miliona njerëz. Ajo tha se disa janë ende sot të pa strehë për shkak të valës së re të shpërnguljeve. Sipas vlerësimeve të OKB-së, më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i sulmit të shpejtë të organizatave të udhëhequra nga grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham. Shumica e fëmijëve në Siri, ose "7.5 milionë", kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme humanitare. 

Sot, në vendin ende nën sanksionet perëndimore, të paktën një në katër sirianë jeton në varfëri ekstreme, sipas Bankës Botërore, dhe tërmeti vdekjeprurës i vitit 2023 i bëri gjërat edhe më keq. Lufta pati gjithashtu një ndikim të madh, një ndikim traumatik te fëmijët, tha Rasha Mahrez, e cila tha se një numër i madh fëmijësh lindën gjatë konfliktit dhe disa u bënë adoleshentë ose të rinj gjatë viteve të luftës.

OJQ-ja vlerëson se 6.4 milionë prej tyre kanë nevojë për mbështetje psikologjike. Mahrez vuri në dukje gjithashtu ndikimin e sanksioneve ndërkombëtare, të cilat ishin vendosur në Sirinë e Bashar al-Asad pas shpërthimit të luftës, në ndihmën humanitare, duke thënë se ai që preket është populli sirian.

siri rasha mahrez

Sondazh

Poll