Bota

Aktualisht në nivelin e 4 të alarmit terrorist, Austria rrit sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri në Vjenë

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner ka njoftuar se policia do të jetë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e të gjithëvë.

30 Dhjetor 2024, 20:08 Nga ZH.LL
Aktualisht në nivelin e 4 të alarmit terrorist, Austria rrit
Vjena

AUSTRI- Austria ka rritur sigurinë përpara festimeve të Vitit të Ri. Masat janë shtuar kryesisht në Vjenë por edhe në qytete të tjera të vendit. 

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner ka njoftuar se policia do të jetë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e të gjithëvë.

"Policia do të bëjë çdo gjë të mundshme njerëzore për të garantuar sigurinë e të gjithëve në këtë qytet, veçanërisht në këtë mbrëmje. Do të ketë zero tolerancë për protestuesit, hedhësit e fishekzjarreve dhe të ngjashme", paralajmëroi Karner.

Javët e fundit tashmë janë bërë përgatitje të gjera, shtoi ai.

Austria është aktualisht në nivelin e katërt nga pesë të alarmit terrorist.

Sipas Shërbimit të Sigurimit dhe Inteligjencës Shtetërore, aktualisht nuk ka indikacione konkrete se ngjarjet e Vitit të Ri në Austri janë të rrezikuara, megjithatë kërkohet vigjilencë e shtuar.

“Për sa i përket situatës së kërcënimit në natën e Vitit të Ri, duhet theksuar se nuk kemi indikacione konkrete për një kërcënim për ngjarjet në natën e Vitit të Ri në Vjenë apo në shtete të tjera federale,” tha  Sylvia Mayer, nënkryetare e Sigurimit të Shtetit dhe Shërbimi Informativ.

Ngjarjet e këtij lloji me vlerë të lartë simbolike dhe një numër i madh pjesëmarrësish sigurisht që janë gjithmonë subjekt i një rreziku të shtuar”, shtoi ajo.

Policia do të përdorë dronë për të monitoruar zonën e shtegut të Vitit të Ri në mënyrë që të njohë menjëherë skenarët e mundshëm të kërcënimit.

 

 

 

austri vjena viti i ri

Sondazh

Poll