Koreja e Jugut urdhëron inspektim të linjave ajrore pas aksidentit të rëndë
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një ins...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka konfirmuar këtë këmbim përmes një postimi në platformën Telegram, duke thënë se 189 ukrainas janë kthyer në shtëpi.
UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer sërish qindra të burgosur, nën ndërmjetësim të Emirateve të Bashkuara Arabe. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky e ka konfirmuar këtë këmbim përmes një postimi në platformën Telegram, duke thënë se 189 ukrainas janë kthyer në shtëpi.
“Këta janë mbrojtësit e Azovstalit dhe Mariupolit, centralit bërthamor të Çernobilit, ishullit Zmini, dhe rajoneve të ndryshme të frontit të luftës”, ka thënë Zelensky.
Ai ka bërë të ditur se në mesin e të liruarve janë ushtarë, zyrtarë ushtarakë, dhe dy civilë që janë kapur në Mariupol.
Përmes një postimi, në të cilat janë parë fotografi të ushtarëve të buzëqeshur në autobus, ai ka thënë se Ukraina vazhdon të punojë për t’i liruar të gjithë ata që janë në duart e rusëve.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë po ashtu se është kryer këmbim i të burgosurve, dhe që 150 persona janë liruar nga ana e saj.
Në deklaratë është thënë se 150 ushtarë rusë janë evakuuar në Bjellorusi, ku janë duke marrë trajtim mjekësor dhe u është dhënë mundësia për t’i kontaktuar familjarët.
Rusia dhe Ukraina kanë kryer 59 këmbime të të burgosurve të luftës prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.REL
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Presidenti në detyrë i Koresë së Jugut Choi Sang-mok urdhëroi të hënën një ins...
BRUKSEL- Shumë liderë evropianë kanë reaguar ndaj lajmit për ndarjen nga jeta të ish-presidentit amerikan James Earl “Jimm...
Foto ilustruese UKRAINË- Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra të burgosur lufte, ka konfirmuar ministria ruse e mbrojtjes. Në ...
foto ilustruese SHBA- Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100...
flamuri i BE BRUKSEL- Kanë mbetur vetëm pak ditë deri në mbylljen e kufijve midis Rumanisë dhe Bullgarisë pasi vendet bashkoh...
Tedros Adhanom Ghebreyesus IZRAEL- Izraeli duhet të ndalojë shënjestrimin e objekteve mjekësore palestineze, ka thënë drejto...
Jimmy Carter dhe bashkëshortja SHBA- Politikanët në mbarë botën kanë përkujtuar ish-presidentin e ndjerë amerikan, ...
joe biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të hënën një pako të re të ndihmës ushtarake...
foto ilustruese GJEORGJI- Ka pasur thashetheme se presidentja në largim e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk do të pranonte të largoh...
Novi Sad SERBI- Prokuroria e Lartë Publike e Novi Sadit ka ngritur aktakuzë kundër 13 personave, përfshirë ish-ministrin e Transpo...