Sport

Thashethemet për Arabinë hidhen poshtë, por rinovimi i De Jong s'është prioritet...

Agjenti i De Jong, tha në një intervistë me De Telegraaf në lidhje me thashethemet për largimin e holandezit drejt Arabisë Saudite

29 Dhjetor 2024, 09:29 Nga DOSJA

Thashethemet për Arabinë hidhen poshtë, por rinovimi i De Jong

SPANJE - Sipas Mundo Deportivo, rinovimi i De Jong te Barça nuk është një prioritet për klubin katalanas. Lojtari do të arrijë në fund të kontratës së tij të planifikuar aktualisht për 30 qershor 2026, ndërkohë që klubi nuk po e shqyrton më mundësinë e zgjatjes së kontratës përtej kësaj date.

Ndërkohë, holandezi ka bërë 13 paraqitje në dy muaj e gjysmë me Barcelonën, duke rizbuluar formën e tij më të mire, teksa agjenti i tij së fundmi ka mohuar zërat se ai ishte shpërqendruar nga disa sirena që vinin nga Arabia Saudite.

Mohimi i agjentit për Arabinë Saudite

Ali Dursun, agjenti i De Jong, tha në një intervistë me De Telegraaf në lidhje me thashethemet për Arabinë Saudite: "Ata janë të lumtur së bashku. Kush e di, ndoshta do të vazhdojmë të jemi të lidhur për më gjatë... Arabia Saudite çmenduri absolute”, u përgjigj agjenti i holandezit të lindur në 1997.

"Biseda në Arabinë Saudite? Është një çmenduri e pastër. Ato largojnë vëmendjen nga ambicia e vërtetë e Frenkie. Ai dëshiron vetëm një gjë: të jetë i aftë për të vazhduar të shkëlqejë në klubin që do dhe ku ndihet si në shtëpinë e tij," tha Dursun.

Kjo një temë me shumë interes edhe për trajnerin e Holandës, Ronald Koeman, i cili monitoron me kujdes gjendjen fizike dhe formën e lojtarit që mungoi në Europianin e Gjermanisë verën e kaluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll