Bota

Infeksionet e fundit të virusit të gripit të shpendëve shkaktojnë shqetësim në SHBA

Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan më 18 dhjetor se një pacient i moshuar u shtrua në spital në gjendje kritike në Luiziana me grip të shpendëve.

28 Dhjetor 2024, 15:46 Nga N.F
Infeksionet e fundit të virusit të gripit të shpendëve
Foto ilustruese

SHBA- Përhapja e virusit H5N1 po shkakton shqetësim në Shtetet e Bashkuara, pas zbulimit të rastit të parë të gripit të shpendëve te njerëzit dhe infeksioneve të reja te macet. Autoritetet shëndetësore amerikane njoftuan më 18 dhjetor se një pacient i moshuar u shtrua në spital në gjendje kritike në Luiziana me grip të shpendëve.

Sipas renditjes së publikuar të enjten një pjesë e vogël e virusit H5N1 që gjendet në fytin e pacientit ka modifikime gjenetike që mund ta bëjnë atë më të përshtatur me traktin e sipërm respirator të njeriut (hundë ose laring). Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportoi se këto mutacione ndoshta kanë lindur gjatë riprodhimit të virusit tek pacienti.

"Viruset e ARN-së dihet se mutojnë brenda strehuesve të tyre dhe këto mutacione janë sigurisht shqetësuese," i tha AFP Rebecca Christopherson, një studiuese në Universitetin e Luizianës.

Rritja e numrit të gjitarëve të infektuar nga virusi shqetëson ekspertët, të cilët kanë frikë se një qarkullim i madh do të lehtësojë mutacionin e virusit,  duke lejuar që ai të transmetohet nga personi në person.

Në rastin e pacientit nga Luiziana, mutacionet gjenetike të vëzhguara janë një hap i domosdoshëm që një virus të bëhet më ngjitës, por jo i vetmi" i kërkuar. Modifikime të ngjashme janë vërejtur në të kaluarën te pacientët që janë infektuar me virusin e gripit të shpendëve dhe janë sëmurë rëndë, por jo domosdoshmërisht kanë sjellë rritje të transmetueshmërisë së virusit, kujtojnë ekspertët.

infeksione shba

Sondazh

Poll