28 Dhjetor 2024, 12:24
Nga M.B
Genta Vangjeli
TIRANA- Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka bërë sot një deklaratë për mediat ku tha se gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy persona nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale nga shtete që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’ si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.
Vangjeli tha se ‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 mars 2021 ka qenë njëri nga peronat aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’. Teksa shpejgon me dokumente, ajo thotë se sipas Spending Data kjo kompani për 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.
Gjithashtu Vangjeli thotë se ‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’ është kompania tjetër ku pronar aktiv vijon të jetë i njëjti person. Ajo thotë se sipas Spending Data me anë të kësaj kompanie u përfituan 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.
Vangjeli thotë se këto kompani po vijojnë të përfitojnë kontrata publike duke shtuar se Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku, sipas saj, me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Gjatë operacionit ‘Coast to coast’, u vunë në pranga dy shtetas nën akuzën se gjatë periudhës 2021-2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan rreth 11 milion euro me burime kriminale nga shtete që konsiderohen si ‘parajsa fiskale’ si Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.

‘Xpert systems shpk’ është njëra nga kompanitë aktive ku pronar zyrtar deri 1 Mars 2021 ka qenë njëri nga shtetasit aktualisht nën masën e ‘arrestit me burg’.

Sipas Spending Data kjo kompani për 2019-2024 ka përfituar 1.6 milion euro nga institucione shtetërore përfshirë Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë, Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në MB, Drejtorinë e Policisë Vendore Elbasan, Gjykata e Rrethit Tiranë, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike etj.


‘INFORMATION BUSINESS SYSTEMS –IBS shpk’ është kompania tjetër ku pronar aktiv vijon të jetë i njëjti shtetas.
Sipas Spending Data me anë të kësaj kompanie u përfituan 463 mijë euro nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit e Pastrimit te Parave, Aparati i Drejtorisë së Policisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar etj.



Këto kompani po vijojnë të përfitojnë kontrata publike.
Partia Demokratike kërkon nga institucionet shtetërore përgjegjshmëri në menaxhimin e fondeve publike të shqiptarëve duke hequr dorë nga dy standardet e zakonshme ku me njërën dorë e dënojnë krimin e më tjetrën vijojnë ta ushqejnë atë me para publike.
genta vangjeli
cc65baf4 567b 4540 bcde e03d6bd67d3d
0835984f 979f 42b7 a380 36dc911767e9
63a6415b c77e 4703 92d9 99bb5d1a357b
6cdeb271 8c69 4143 967d 1d84fd81af3d
3e4d2960 6d13 4594 82c7 c3ab447e83fa
2e892106 5f92 40e7 8c67 58fdef75e698
0ae72b44 3a31 4ca9 a47f 5216eee8ce07
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:43
ZH.LL
Ilir Meta
TIRANË- Ish-kryetari i PL-së, Ilir Meta, ka deklaruar se prioritetet e Partisë së Lirisë do të jenë zgjidhja p...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:35
M.B
Ervin Salianji
FIERI- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, me anë të një letre nga burgu ku po vuan dënimin, ka...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:13
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se prokurorët e SPAK-ut më...
Politike
28 Dhjetor 2024, 10:51
ZH.LL
Kolë-Beatriçe
TIRANË- Fituesit e Fest 63, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, kanë rrëfyer se si lindi bashkëpunimi...
Politike
28 Dhjetor 2024, 11:05
Vladimir Karaj
Plarent Ndreca
TIRANA- Në vitin 2019, pak muaj pasi Sandër Lleshaj ishte bërë ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndre...
Politike
28 Dhjetor 2024, 08:56
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka publikuar episodin e radhës të podcastit "Flasim" ku të ftuar ishin fituesit e festivalit t&e...
Politike
27 Dhjetor 2024, 18:25
I.A
Edison Memolla
Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi të premten më 27 dhjetor dënimin me masën minimale që parashikon lig...
Politike
27 Dhjetor 2024, 18:18
I.A
TIRANË- Më 19 maj 2020, një oficer policie ishte në një patrullim rutinë me makinën e policisë në qytetin e Elbas...
Politike
27 Dhjetor 2024, 17:58
I.A
SPAK
TIRANË- Në Tiranë SPAK-u bëri të ditur të premten se në lidhje me hetimet që kanë përfshirë kry...
Politike
27 Dhjetor 2024, 17:50
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Partia në pushtet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), ka bërë ankesë të premte...