Analiza e Deutche Welle-s: Shqipëria merr kryesimin e OSBE-së, por vet është në krizë
Në Vitin e Ri 2020, Shqipëria do të kryesojë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – përkundër krizës politike në këtë vend. Tirana zyrtare po përballet me shumë sfida.
Shqipëria ka marrë kryesimin e OSBE me 1. janar nga Sllovakia. OSBE e ka selinë e vet në Vjenë, ndërsa pjesë e kësaj organizate janë 57 vende të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë. Detyrat e OSBE-së janë të shumta – prej vëzhgimit të zgjedhjeve, luftës për lirinë e shtypit, mbrojtjes së të drejtave të minorieteteve e deri tek misioni vëzhgues në lindje të Ukrainës dhe misione të tjera.
“Shqipëria është e vendosur që të japë kontributin e vet për stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit”, ka deklaruar ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, në korrik në Vjenë.
Kriza në Shqipëri
Ky vend ballkanik gjendet aktualisht në krizë, për shkak të mospajtimeve mes forcave të brendshme politike për shumë gjëra. Demokracia në Shqipëri nuk është stabilizuar tërësisht as 30 vjet pas rënies së regjimit komunist. Vet OSBE-ja ka një mision në Tiranë, për të vëzhguar gjendjen e demokracisë në këtë vend. Ky mision angazhohet për zbutjen e krizës dhe forcimin e institucioneve të vendit, në një situatë konflikti permanent mes pozitës dhe opozitës, ku disa institucione janë bllokuar me vite të tëra.
Kryeministri Edi Rama nga Partia Socialiste drejton aktualisht shumicën parlamentare, por Partia Demokratike ka djegur vitin e kaluar mandatet e saj në Parlament dhe e bojkoton institucionin më të lartë. Partia Demokratike ka bojkotuar edhe zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, për shkak të dyshimeve për manipulimin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Kjo parti ka kërkuar largimin e Ramës nga pushteti. Vëzhguesit thonë se Shqipëria ka probleme të mëdha me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Nëse shikojmë detyrat e OSBE-së dhe gjendjen në Shqipëri, atëherë kemi një situatë paradoksale: Shqipëria është edhe vet nën vëzhgimin e OSBE-së, ndërkohë që tani duhet ta drejtojë ate”, pohon publicisti i njohur nga Kosova Veton Surroi. /Burimi: DW/
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
2019-Viti i më i pazakontë i Shqipërisë, góditja e tërméteve politike dhe katastrófa natyrore
Viti 2019 është një nga vitet më të pazakontë të Shqipërisë, i cili nisi me dy tërmete të forta politike, dhe u përmbyll me një tërmet katastrofik natyror.Tërme...
Shengeni e Minishengeni (Porti i Durrësit si kufi i brendshëm Shqipëri-Serbi)
Kater muaj pasi Rama u takua ne Beograd me Vuçiçin dhe Zaevin per te ashtu-quajturin mini-Shengen, vazhdon te zieje fort „kazani“ per ate ç...
Nderi i familjeve tona qenka mes këmbeve të vajzave e grave, vlera e virgjërisë në shoqërinë shqiptare
Që nga lindja e fëmijës, kur foshnja është vajzë, ajo ngarkohet me barrën “e ruajtjes së fytyrës “të babës, vëllait, familjes e fisit. Dhe krejtësisht e kundërt...
Histori nga Namik Dokle: PICERI GOOGLE… (Përkthim nga një portal në spanjisht)
TIRANË- Pershendetje, piceria jeni? -Po zoteri, Piceria Google jemi. -Ah, me falni, gabova numrin. -Jo zoteri, nuk keni gabuar fare…Google ka blere picerit...
Tregimi i së dielës nga Agim Xhafka: DJALI NË SELANIK…
SHQIPËRI- Nuk u shqetësua asnjëri nga banorët e pallatit kur dëgjoi klithmën e Frosës. I paska erdhur djali nga Selaniku,thanë fqinjët e aq qe shpjegimi. K...
Shkarkimi i punonjësve që antarësohen në sindikatë është krim i rëndë. Dosja kundër Albchrome të kalojë në SPAK
TIRANË- Ditet e fundit ne media eshte raportuar se kompania Albchrome, e cila ka me koncesion minieren e Bulqizes eshte duke pushuar masivisht punonjesit n...
Gënjeshtrat e rrjeteve sociale, e vërteta është nën goditje… dhe kjo na prek të gjithëve
Presidenti amerikan përhap teori të demaskuara komplotesh, kryeministri britanik mashtron mbretëreshën dhe një ushtri ndërkombëtare e robotëve kompjuterikë ka v...
A po rrëshket Gjermania në të djathtë?
GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mreku...
Elvana, mëkati i saj dhe Krishti
Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rit...