Insights

Shkarkimi i punonjësve që antarësohen në sindikatë është krim i rëndë. Dosja kundër Albchrome të kalojë në SPAK

27 Dhjetor 2019, 20:32 Nga DOSJA
Shkarkimi i punonjësve që antarësohen në sindikatë

TIRANË- Ditet e fundit ne media eshte raportuar se kompania Albchrome, e cila ka me koncesion minieren e Bulqizes eshte duke pushuar masivisht punonjesit nga puna, per shkak se keta te fundit jane organizuar duke krijuar nje sindikate.

Ministria pergjegjese per punen duhet te verifikoje urgjentisht vertetesine e ketyre pretendimeve. Nese eshte e vertete se punonjesit jane pushuar per shkak te antaresimit ne sindikate, atehere jemi perballe nje shkelje flagrante, jo vetem te ligjit, por edhe te drejtave themelore te njeriut. Ky eshte krim i rende, qe te con per ndjekje penale. Shkelja e te drejtave themelore te njeriut eshte dosje per SPAK.

Ne Shqiperi, liria sindikale eshte e mbrojtur me ligj dhe e sanskionuar ne Kodin e Punes. Cdo punonjes ka te drejte te antaresohet ne cdo sindikate ose te formoje vete nje te tille per sa kohe e ben kete ne perputhje me ligjin.

Neni 10 i Kodit te Punes thote shprehimisht:
1-Askush nuk ka të drejtë të kushtëzojë punësimin e punëmarrësit nëse ai është ose jo ose pushon së qenuri anëtari i një sindikate të krijuar në bazë të ligjit;

2- Askush nuk ka te drejte të pushojë ose cenojë të drejtën e punëmarrësit për shkak të anëtarësimit ose jo në një sindikatë të krijuar në bazë të ligjit ose të pjesëmarrjes në veprimtari sindikale duke respektuar legjislacionin në fuqi.

Cdo pushim nga puna per antaresim ne sindikate eshte i paligjshem. Zgjidhja e kontrates se punes quhet nul dhe punedhenesi detyrohet te shperbleje punonjesin e pushuar deri ne qindarken e fundit.

Por jo vetem kaq. Shkarkimi nga puna per shkak te antaresimit ne sindikate perben diskriminim. Eshte e shprehur qarte edhe ne Kodin e Punes dhe ne Ligjin per Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Dhe diskriminimi eshte veper penale. Cdo biznes qe shkarkon punonjesit mbi baza diskriminimi shkon per ndjekje penale.

Meqenese jemi ne nje kompani koncesionare, e cila shfrytezon pasuri publike eshte detyre e Ministrise se Financave dhe Punes, e Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Avokatit te Popullit qe te verifkojne menjehere te gjithe ngjarjen. Mosveprimi i ngarkon edhe keto institucione me pergjegjesi ligjore.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog albchrome klodian tomorri minatoret e bulqizes albchrome klodian tomorri minatoret e bulqizes

Sondazh

Poll

Insights 26 Dhjetor 2019, 12:38

A po rrëshket Gjermania në të djathtë?

GJERMANI- Kur këtë vit u ndez sërish shandani Hanukkah për Festivalin Hebraik të Dritave, kancelarja Angela Merkel dërgoi një përshëndetje. Është një mreku...

Insights 26 Dhjetor 2019, 11:24

Elvana, mëkati i saj dhe Krishti

Ne nje dite si kjo, kur dita tradicionale e Krishtlindjes sjell ne shtepite e gjithsecilit nje lloj paqeje, plot urime mes njerezve dhe shkembime dhuratash, rit...

Insights 25 Dhjetor 2019, 11:27

Një tradhëtar i kombit shqiptar

Samiti i ri rajonal midis Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, në Durrës, shënoi një tjetër nivel të ulët në marrëdhëniet midis Tiranës dhe Prishtinës....