Bota

VIDEO/ Protestat në Siri për djegien e pemës së Krishtlindjeve, Hayat Tahrir al-Sham: Përgjegjësit janë kapur! Janë luftëtarë të huaj

Video tregonte persona të armatosur të maskuar duke i vënë zjarrin pemës së Krishtlindjes në sheshin kryesor të qytetit me shumicë të krishterë. Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili arriti të rrëzonte Bashar al-Asad, njoftoi se ata që ishin përgjegjës për zjarrvënien ishin arrestuar ndërsa shtuan se janë luftëtarë të huaj.

24 Dhjetor 2024, 12:17 Nga N.F
VIDEO/ Protestat në Siri për djegien e pemës së
Pema e djegur

SIRI- Djegia e një peme të Krishtlindjes pranë Hamës shkaktoi protesta në Siri, duke bërë që mijëra protestues të dilnin në rrugë për të kërkuar që sundimtarët e rinj të mbrojnë pakicat fetare. Në Siri ka shumë grupe etnike dhe fetare, si kurdët, armenët, asirianët, të krishterët, druzët, shiitët alevitë dhe sunitët arabë, të cilët janë gjithashtu shumica e popullsisë myslimane. 

Video tregonte persona të armatosur të maskuar duke i vënë zjarrin pemës së Krishtlindjes në sheshin kryesor të qytetit me shumicë të krishterë. Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili arriti të rrëzonte Bashar al-Asad, njoftoi se ata që ishin përgjegjës për zjarrvënien ishin arrestuar ndërsa shtuan se janë luftëtarë të huaj. Gjithashtu në deklaratë ata shtuan se pema do të riparohej së shpejti.

Mbetet e panjohur deri më tani se si grupi Hayat Tahrir al-Sham (HTS) do të sundojë Sirinë . Grupi ka një të kaluar xhihadiste, nga e cila është distancuar dhe një të tashme islamike. Përfaqësuesit thanë se të drejtat dhe liritë e pakicave fetare dhe etnike do të mbrohen.

protesta ne siri per djegien e pemes se krishtlindjeve

Sondazh

Poll