Bota

VIDEO/ Shpërthen varka e ankoruar në port, humb jetën një person në Florida, plagosen 5 të tjerë

Sipas pamjeve të transmetuara shpërthimi e ndau anijen në gjysmë. Dëshmitarët okularë, të cilët ishin në një restorant aty pranë raportuan se kishin parë varkën duke u furnizuar me karburant përpara shpërthimit.

24 Dhjetor 2024, 11:46 Nga N.F
VIDEO/ Shpërthen varka e ankoruar në port, humb jetën një
Zjarri

SHBA- Një shpërthim vdekjeprurës ka ndodhur pasditen e së hënës në një varkë në marinën e Fort Lauderdale, Florida. Si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën një person dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Sipas pamjeve të transmetuara shpërthimi e ndau anijen në gjysmë. Dëshmitarët okularë, të cilët ishin në një restorant aty pranë raportuan se kishin parë varkën duke u furnizuar me karburant përpara shpërthimit.

“Dëgjova një shpërthim të madh dhe shikova atje dhe pashë një grua në katin e dytë të varkës”, tha një nga dëshmitarët.

Gjatë incidentit, një varkë e dytë më e vogël shpërtheu në flakë, duke shtuar panikun. Pesë persona u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u dërguan në spitalet e afërta, me tre prej tyre lëndime të rënda. Trupi i viktimës së ndjerë është gjetur në det nga zhytësit. Zjarrfikësve iu deshën rreth dy orë për të vënë nën kontroll zjarrin vdekjeprurës.

shperthen varka ne florida humb jeten nje person

Sondazh

Poll