Sport

Joao Pereira, pasardhësi i Ruben Amorim te Sporting, në prag të shkarkimit

Trajneri i Sporting, Joao Pereira duhet të shkarkohet nga posti i tij. Pasardhësi i Ruben Amorimit, i cili u largua për në Manchester United, ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e fundit.

24 Dhjetor 2024, 11:47 Nga DOSJA
Joao Pereira, pasardhësi i Ruben Amorim te Sporting, në prag të
Joao Pereira pritet ta ndërpresë aventurën e tij te Sporting

PORTGALI - Joao Pereira, zëvendësuesi i Ruben Amorimit në krye të Sportingut, kur ky i fundit iu bashkua “Djajve të Kuq”, është tashmë në karrigen e nxehtë.

Kështu ka bërë të ditur shtypi portugez këtë të martë. Trajneri 40-vjeçar ka humbur dy ndeshjet e tij në Ligën e Kampionëve dhe ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet e fundit të kampionatit, duke lënë rivalët e Lisbonës, Benfica, të kryesojnë në ligën e Portugalisë në fund të ditës së 15-të. Ai pritet të shkarkohet së shpejti.

Rui Borges do ta zëvendësojë atë?

Tashmë ka dalë një emër për ta zëvendësuar atë, ai quhet Rui Borges, trajner aktual i Vitoria Guimaraes. Gazetat e përditshme A Bola, Record dhe O Jogo, njoftuan këtë të martë se ky i fundit mund të jetë në pankinën e Sportingut për derbin kundër Benficës më 29 dhjetor.

Trajneri 43-vjeçar është në pankinën e Vitoria Guimaraes që nga vera e kaluar, e cila aktualisht zë vendin e 6-të në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll