Aktualitet

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

24 Dhjetor 2024, 07:14 Nga M.B
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e sotme pritet një situatë pas-frontale dhe qarkullimi stacionar i një qendre të presionit të ulët shoqëruar me masa ajrore të ftohta dhe të thata.

Moti parashikohet përgjatë ultësirës perëndimore me kthjellime e alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Ndërsa në relievet malore në lindje mot kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime. 

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 4 / 11 °C,

në vendet e ulëta: 2 / 11 °C,

në vendet malore: -3 / 6 °C.

moti

Sondazh

Poll