Aktualitet

EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia: U plagos një 24-vjeçar, autori është shpallur në kërkim

Një 22-vjeçar ka plagosur me armë zjarri në këmbë 24-vjeçarin, Arsen Beqiri.

23 Dhjetor 2024, 22:32 Nga r.ll
EMRI/ Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia: U
foto ilustruese

SHKODËR- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Sipas informacioneve policore një 22-vjeçar ka plagosur me armë zjarri në këmbë 24-vjeçarin, Arsen Beqiri. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

Ndërkohë autori është shpallur në kërkim dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të plagosjes. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin  A. B., 24 vjeç,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen  e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen  e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

arsen beqiri policia e shkodres

Sondazh

Poll