Bota

Meksika kundër Trump, Scheinbaum: Kanali i Panamasë u përket panamezëve!

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi dje se do të rivendoste kontrollin e Amerikës mbi Kanalin e Panamasë duke akuzuar vendin për tarifa të tepërta për të përdorur kalimin e Amerikës Qendrore, që lejon anijet të kalojnë Paqësorin dhe Atlantikun.

23 Dhjetor 2024, 16:54 Nga N.F
Meksika kundër Trump, Scheinbaum: Kanali i Panamasë u përket
Kanali i Panamasë

MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, shprehu sot mbështetjen e saj për qeverinë panameze pas kërcënimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump të dielën për t'i rikthyer SHBA-së kontrollin e Kanalit të Panamasë. Sheinbaum në konferencën e saj të rregullt për shtyp tha se  Kanali i Panamasë u përket panamezëve.

"Në të vërtetë, Kanali i Panamasë u përket panamezëve," tha Sheinbaum.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi dje se do të rivendoste kontrollin e Amerikës mbi Kanalin e Panamasë duke akuzuar vendin për tarifa të tepërta për të përdorur kalimin e Amerikës Qendrore, që lejon anijet të kalojnë Paqësorin dhe Atlantikun.

Në deklaratat që bëri, gjatë eventit AmericaFest 2024 Trump tha se Kanali i Panamasë ka rënë në duart e gabuara dhe se nëse kjo nuk ndryshon, ai do të kthehet në SHBA menjëherë dhe pa një mendim i dytë.

 “Unë po paralajmëroj qeverinë e Panamasë që të përmbushë kërkesat tona dhe të veprojë në përputhje me rrethanat ”, shtoi Trump.

trump kanali i panamase meksika

Sondazh

Poll