Aktualitet

Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec, shkaku dyshohet të jetë një shkëndijë elektrike

Ekipet e zjarrfikësve janë aktualisht në vendngjarje, duke punuar për të izoluar zjarrin, pasi magazina ndodhet afër një banese.

23 Dhjetor 2024, 09:52 Nga M.B
Përfshihet nga flakët magazina në Pogradec, shkaku dyshohet
Foto nga vendi i ngjarjes

POGRADEC- Një magazinë në fshatin Buçimas në Pogradec është përfshirë nga flakët. Paraprakisht dyshohet se shkaku mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike që ka aktivizuar flakët.

Ekipet e zjarrfikësve janë aktualisht në vendngjarje, duke punuar për të izoluar zjarrin, pasi magazina ndodhet afër një banese.

pogradec

Sondazh

Poll