22 Dhjetor 2024, 21:32
Nga N.F
Takimi
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin mbajti bisedime në Kremlin të dielën me kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico, në një vizitë të rrallë në Moskë nga një udhëheqës i BE-së që kur filloi agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022. Fico mbërriti në Rusi për një "vizitë pune" dhe u takua me Presidentin Putin kokë më kokë të dielën në mbrëmje, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për agjencinë ruse RIA.
Sipas zëdhënësit, bisedimet do të përqendroheshin tek "situata ndërkombëtare" dhe furnizimi me gaz natyror rus. Vizitat dhe telefonatat nga udhëheqësit evropianë me presidentin rus kanë qenë të rralla që kur Moska dërgoi trupa në Ukrainë, megjithëse kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vizitoi Rusinë në korrik. Vizita e zotit Orban u denoncua nga Kievi dhe udhëheqësit evropianë.
Pikëpamjet e Fico për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës janë në kontrast me ato të udhëheqësve të tjerë evropianë. Kryeministri sllovak u kthye në pushtet vitin e kaluar pasi partia e tij e majtë Smer (Drejtimi) fitoi zgjedhjet parlamentare në një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane. Që atëherë, ai ka ndërprerë ndihmën ushtarake të vendit të tij për Ukrainën, ka kritikuar sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe është zotuar të bllokojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
Udhëheqësi sllovak ishte gjithashtu një nga politikanët e rrallë të lartë të BE-së që u shfaq në TV shtetëror rus pas ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë. Në një intervistë me kanalin Rossiya-1 në tetor, ai pretendoi se Perëndimi e ka "zgjatur luftën" duke mbështetur Ukrainën, duke shtuar se sanksionet kundër Rusisë ishin joefektive.
Ai deklaroi se ishte i gatshëm të negocionte me Putinin. Ai gjithashtu u zotua të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Moskë majin e ardhshëm që do të shënojë 80 vjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Kremlini ka përdorur festimet vjetore të "Ditës së Fitores" për të nxjerrë në pah aftësitë e tij në fushën e betejës dhe Putini përshëndeti trupat ruse që luftojnë në Ukrainë si "heronj" në aktivitetin e këtij viti./VOA
lufta ukraine-rusi vladimir putin robert fico
Bota
22 Dhjetor 2024, 21:15
N.F
Protesta
SERBI- Dhjetëra mijëra njerëz dolën në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë të dielën p&eu...
Bota
22 Dhjetor 2024, 20:40
N.F
Protestat
SERBI- Shkollat në të gjithë Serbinë do të mbyllen për pushimet dimërore një javë më...
Bota
22 Dhjetor 2024, 19:40
N.F
Foto ilustruese
LITUANI- Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt të vitit ...
Bota
22 Dhjetor 2024, 18:40
N.F
SHBA- Duke marrë parasysh premtimin e Presidentit të zgjedhur republikan Donald Trump për dëbim masiv të emigrantëve të pal...
Bota
22 Dhjetor 2024, 17:28
ZH.LL
vendngjarja
BRAZIL- Një aeroplan i vogël me 10 persona në bord u rrëzua në dyqanet e qendrës së qytetit turistik të...
Bota
22 Dhjetor 2024, 16:57
N.F
DAMASK- Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan u takua në Damask të dielën me udhëheqësin de fakto të Sirisë A...
Bota
22 Dhjetor 2024, 15:56
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Autoritetet gjermane të sigurisë e pranuan se kishin marrë informacione vitin e kaluar për autorin e dyshuar ...
Bota
22 Dhjetor 2024, 15:28
N.F
Takimi
FINLANDË- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha të dielën se Rusia përbën një kërcënim më të m...
Bota
22 Dhjetor 2024, 14:55
ZH.LL
aeroporti
BRITANI- Mijëra udhëtarë që shpresojnë të arrijnë në shtëpi për Krishtlindje u ësht&e...
Bota
22 Dhjetor 2024, 14:28
r.ll
memoriali per viktimat
BRITANI- Ambasadori gjerman në Mbretërinë e Bashkuar thotë se Elon Musk duhet t'ju përgjigjet pyetjeve se p...