Bota

Tragjedi në Brazil/ Një aeroplan i vogël u përplas në qendër të një qyteti turistik, duke vrarë të paktën 10 personat që ndodheshin në bord

Autoritetet bëjnë me dije se fatkeqësisht të gjithë pasgjerët kanë humbur jetën. 

22 Dhjetor 2024, 17:28 Nga ZH.LL
Tragjedi në Brazil/ Një aeroplan i vogël u përplas në
vendngjarja

BRAZIL- Një aeroplan i vogël me 10 persona në bord u rrëzua në dyqanet e qendrës së qytetit turistik të Gramado në Brazilin jugor të dielën, thanë zyrtarët e mbrojtjes civile dhe raportet fillestare treguan se nuk kishte të mbijetuar.

Autoritetet bëjnë me dije se fatkeqësisht të gjithë pasgjerët kanë humbur jetën. 

“Për fat të keq, raportet fillestare tregojnë se pasagjerët e avionit nuk mbijetuan”, tha Guvernatori Eduardo Leite në një postim në platformën X.

Sipas zyrës së sigurisë publike të shtetit Rio Grande do Sul, të paktën 15 persona u dërguan në spitalin e qytetit, shumica e të cilëve vuanin nga thithja e tymit të shkaktuar nga përplasja.

Raportohet se avioni fillimisht goditi oxhakun e një ndërtese, më pas katin e dytë të një shtëpie, përpara se të përplasej me një dyqan mobiljesh, thanë autoritetet.

I vendosur në një rajon malor, Gramado është destinacioni më popullor turistik në Rio Grande do Sul, i cili u ndikua rëndë në fillim të këtij viti nga përmbytjet e paprecedentë që morën dhjetëra jetë, shkatërruan infrastrukturën dhe prishën ndjeshëm ekonominë e shtetit.

Aksidenti ndodhi pak ditë para Krishtlindjeve, një periudhë veçanërisht e ngarkuar për qytetin, i cili tradicionalisht është stolisur me dekorime dhe organizon ngjarje festive./ CNN

brazil

Sondazh

Poll