Politike

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Të mos bllokohen rrugët

Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje organizatorëve të protestës se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se përbën përgjegjësi penale çdo bllokim i rrugëve

21 Dhjetor 2024, 14:04 Nga DOSJA

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Të mos bllokohen

TIRANË- Organizatorët e protestës së opozitës kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë më 23 dhjetor. Në këtë njoftim mësohet se skenari i opozitës do të jetë sërish bllokimi i rrugëve të Tiranës. Konkretisht parashikohet të bllokohen kryqëzime si Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Ëilson” dhe nga Pallati me Shigjeta drejt Rrugës së Kavajës.

Policia e Shtetit u ka kthyer përgjigje organizatorëve të protestës se garanton çdo tubim paqësor, por jo bllokimin e rrugëve dhe se përbën përgjegjësi penale çdo bllokim i rrugëve. Gjithashtu opozita ka kërkuar tre orë leje, por përgjigja e policisë ka qënë nëgative duke thënë se nuk do të lejojë bllokimin e rrugëve për rreth 3 orë.

Në përgjigjen e kthyer PD, Policia thotë se në bazë të ligjit “Për Tubimet”, organizimi i tubimeve në disa segmente rrugore në bashkinë Tiranë krijon probleme dhe premisa për cenime të rendit publik dhe sigurisë së shtetasve të tjerë, pengon qarkullimin e automjeteve të emergjencës, cenon të drejtat dhe liritë themelore për lëvizjen e lirë të shtetasve, si dhe pengon lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe privat në kryeqytet.

Për mbarëvajtjen e rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, Policia do të përdorë forcat e rendit, të Shqiponjave dhe FNSH. Po ashtu do të vendosen edhe autobotë me ujë për të shpërndarë protestuesit në rast se do të jetë e nevojshme.

protesta e opozites policia e shtetit

Sondazh

Poll