Bota

"Akt i tmerrshëm dhe i çmendur"! Sulmi terrorist në tregun e Krishtlindjeve, Scholz nga Magdeburgu: Është e rëndësishme që të zbardhet ngjarja dhe...

Gjithashtu Scholz nga Magdeburgu u shpreh se sulmi është një akt i tmerrshëm dhe i çmendur dhe se të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër atyre që mbjellin urrejtje.

21 Dhjetor 2024, 13:14 Nga E. D
"Akt i tmerrshëm dhe i çmendur"! Sulmi terrorist në
Olaf Scholz

GJERMNAI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbërritur në Magdeburg për të nderuar viktimat e sulmit të djeshëm në një treg Krishtlindjesh. Scholz shoqërohet nga ministra kombëtarë dhe rajonalë që mbajnë lule.

Gjithashtu Scholz nga Magdeburgu u shpreh se sulmi është një akt i tmerrshëm dhe i çmendur dhe se të gjithë duhet të jenë të bashkuar kundër atyre që mbjellin urrejtje. Gjithashtu ai u shpreh se është e rëndësishme që të zbardhet ngjarja dhe kjo duhet bërë me saktësinë më të madhe.

“Sulmi në tregun e Krishtlindjeve është një akt i tmerrshëm dhe i çmendur. Është e rëndësishme që të zbardhet ngjarja dhe kjo duhet bërë me saktësinë më të madhe. Për mua është shumë e rëndësishme që të jemi të bashkuar dhe të flasim. Nuk është urrejtja ajo që përcakton bashkëjetesën tonë, por fakti që ne jemi një komunitet që dëshirojmë të pushtojmë të ardhmen kundër atyre që mbjellin urrejtje," tha Scholz.

olaf scholz

Sondazh

Poll