Bota

Tragjedia në Gjermani/ Të paktën 2 viktima, njëri prej tyre fëmijë, mbi 68 të plagosur! Autori i sulmit nga Arabia Saudite

Media gjermane Bild ka raportuar se bilanci i viktimave ka shkuar në 11. 

20 Dhjetor 2024, 21:34 Nga ZH.LL
Tragjedia në Gjermani/ Të paktën 2 viktima, njëri prej tyre
vendngjarje

GJERMANI- Një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë, Magdeburg, duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur.

CNN raporton se të paktën 2 persona kanë mbetur të vdekur, një i rritur dhe një fëmijë. Sakaq, shërbimet e urgjencës në Magdeburg raportuan se rreth 68 persona u plagosën në sulm.

Sipas medias tjetër gjermane Die Welt, autori i sulmit është nga Arabia Saudite, rreth 50 vjeç. Nga sa kuptohet deri tani ai ka marrë me qira automjetin për ta përdorur për sulmin.

Makina eci për “të paktën 400 metra nëpër tregun e Krishtlindjeve” mes turmës së njerëzve, tha një zëdhënës i policisë për mediat gjermane.

Autoritetet vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar që tregjet të mbeten të sigurta për qytetarët.

Magdeburg, në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti provincial i Saksonisë-Anholt dhe aty banojnë rreth 240,000 njerëz.

gjermani magdeburg

Sondazh

Poll