Bota

Makina përplas një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Gjermani, 1 i vdekur dhe disa të plagosur, arrestohet shoferi i dyshuar

Nuk ka asnjë informacion të menjëhershëm nëse ka njerëz të vrarë apo të plagosur, ndërkohë që shoferi i makinës u arrestua.

20 Dhjetor 2024, 20:27 Nga ZH.LL
Makina përplas një grup njerëzish në një treg
vendngjarje

GJERMANI- Një makinë përplasi një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjermanisë Magdeburg të premten, raporton Sky News.

Të paktën një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në incidentin në Magdeburg. Sipas informacioneve mësohet se shoferi i dyshuar i makinës është arrestuar.

Policia tha në X se operacione të gjera po zhvilloheshin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Tregu në qendër të qytetit ishte i mbyllur dhe raporte të mëtejshme do të pasonin, shtoi policia.

Magdeburg, i cili është në perëndim të Berlinit, është kryeqyteti shtetëror i Saksoni-Anhalt dhe ka një popullsi prej rreth 240,000.

gjermani treg krishtlindjesh

Sondazh

Poll