Art&Argëtim

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i famshëm suedez, publikohen pamjet tragjike

Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del nga makina dhe qëllon 23-vjeçarin me breshëri plumbash. 

20 Dhjetor 2024, 18:11 Nga DOSJA
Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i famshëm suedez, publikohen
Gaboro

SUEDI- Reperi i famshëm suedez, Gaboro, është ekzekutuar ditën e sotme me breshëri plumbash në Norrkëping të Suedisë. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del nga makina dhe qëllon 23-vjeçarin me breshëri plumbash. 

Gjithashtu pamjet janë filmuar nga personi i armatosur dhe tregojnë se ai qëllon pamëshirshëm ndaj reperit. Siç shihet edhe në video Gaboro pasi bie në tokë tenton të flasë me vrasësin, por ky i fundit e qëllon disa herë dhe e lë të vdekur në vend.

Gaboro kishte filluar të merrte famë shpejt edhe pse ishte vetëm 23 vjeç. Ai kishte rreth 220 mijë dëgjues në Spotify dhe hiti i tij ‘Suavemente’ ka mbledhur rreth 11 milionë dëgjime. Emri i tij i vërtetë ishte Ninos Khouri dhe shpesh herë vendoste një maskë që i mbulonte të gjithë fytyrën. Po ashtu Gaboro ishte dënuar për droge dhe kishte lidhje me një bandë. 

gaboro

Sondazh

Poll