Art&Argëtim

"Manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra", Klea Prenga hedh poshtë deklaratat e Antonela Berishës: Në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më kërkojë falje!

Në një reagim në Instagram, Klea shprehet se në asnjë moment askush nuk ka tentuar ta dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që kanë bërë. Ajo më tej shtoi se as nuk do ta pranojë ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen e motrave Berisha.

16 Dhjetor 2024, 12:58 Nga N.F
"Manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra", Klea Prenga
Klea Prenga, Antonela dhe Mariela Berisha

TIRANË- Blogerja, Klea Prenga ka reaguar së fundmi në lidhje me intervistën e Antonela Berishës në emisionin “Goca dhe Gra”. Gjatë emisionit ish-banorja e Big Brother kërkoi falje për ngjarjen e rëndë ku ajo dhe motra e saj, Mariela plagosën në fytyrë Prengën.

Në një reagim në Instagram, Klea shprehet se në asnjë moment askush nuk ka tentuar ta dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që kanë bërë. Ajo më tej shtoi se as nuk do ta pranojë ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen e motrave Berisha. Blogerja theksoi se e vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra.

“Dua të sqaroj publikisht se në asnjë moment askush nuk ka tentuar të më dëmshpërblejë apo të kërkojë falje për atë që ka bërë. As nuk do ta pranoj ndonjëherë dëmshpërblimin dhe faljen. E vetmja gjë që janë përpjekur të bëjnë është të manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra. E vërteta është aty, e qartë dhe e pakundërshtueshme. Për më tepër, të dyja pohimet ishin të gatshme të kryenin. Foto e mëposhtme janë shkëputur nga adresat e tyre ku guxojnë të pohojnë që do ta kryejnë sulmin përsëri,” shkruan ajo.

Klea publikoi gjithashtu disa foto ku pretendon se komentet e Antonelës dhe Marielës tregojnë se ato janë ende të gatshme për veprime të ngjashme. Në intervistën e saj, Antonela Berisha deklaroi se ishte në “kohën dhe vendin e gabuar” gjatë incidentit dhe se nuk e njihte personalisht Klean.

"Manipulojnë opinionin publik me gënjeshtra", Klea Prenga

 

antonela berisha klea prenga

Sondazh

Poll