Bota

"Shkaktojnë probleme serioze shëndetësore", hulumtimi: Mikroplastikat fajtorë për kancerin dhe infertilitetin tek dy gjinitë

Shumica e studimeve në rishikim u bazuan në kafshë, por studiuesit vërejnë se përfundimet ndoshta vlejnë për njerëzit, të cilët janë të ekspozuar ndaj të njëjtave kushte të ndotjes së ajrit.

19 Dhjetor 2024, 13:34 Nga N.F
"Shkaktojnë probleme serioze shëndetësore", hulumtimi:
Mikroplastika

SHBA- Mikroplastikat janë "fajtorë" për shkaktimin e problemeve serioze shëndetësore, duke përfshirë kancerin dhe infertilitetin. Kështu ka dalë në përfundim një hulumtim i fundit i cili rishikoi tre mijë studimet e kryera nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko. Sipas rezultateve të hulumtimit të publikuar në revistën “Environmental Science & Technology”, mikroplastika nga mbeturinat dhe gomat që dekompozohen dhe lëshohen në ajër duke krijuar ndotje të ajrit duket se lidhen me probleme serioze shëndetësore, si infertiliteti mashkullor dhe femëror, kanceri i zorrës së trashë në zorrë dhe funksioni i dobët i mushkërive.


Në të njëjtën kohë, sipas studiuesve, grimcat mund të kontribuojnë në inflamacionin kronik të mushkërive, i cili ka të ngjarë të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive. Shumica e studimeve në rishikim u bazuan në kafshë, por studiuesit vërejnë se përfundimet ndoshta vlejnë për njerëzit, të cilët janë të ekspozuar ndaj të njëjtave kushte të ndotjes së ajrit. Mikroplastika janë më të vogla se pesë milimetra dhe janë kudo në mjedis. Çdo vit kompanitë në mbarë botën prodhojnë pothuajse 460 milionë tonë plastikë dhe ky numër parashikohet të arrijë në 1.1 miliardë deri në vitin 205

mikroplastik studim infertilitet

Sondazh

Poll