Bota

Grubi në listën e zezë të SHBA-së dhe në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje! E rrëzuan ata që na akuzojnë sot

BDI thekson se është e rëndësishme të qartësojnë të vërtetën me transparencë dhe vendosmëri ndërsa shtuan se propozimi i ligjit u bllokua në Kuvend nga VMRO-DPMNE dhe VLEN.

19 Dhjetor 2024, 12:01 Nga N.F

Grubi në listën e zezë të SHBA-së dhe në

Grubi

MAQEDONI E VERIUT- Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim, BDI ka reaguar së fundmi në lidhje me shpalljen në kërkim ndërkombëtar dhe "non grata" të ish-zv.kryeministrit, Artan Grubi. Në reagim theksohet se ata qe e akuzojnë sot bllokuan propozimin e ministrave të tyre që vendoste kufizime të rrepta ndaj individëve të shpallur në “listën e zezë” të SHBA-së për korrupsion. Sipas tyre ky ligj synonte të ndalonte këta individë të merrnin pjesë në zgjedhje dhe në proceset e prokurimit publik, një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e proceseve demokratike dhe besimit publik. Më tej BDI shkruan se ngjarjet e fundit kanë sjellë një valë sulmesh politike ndaj tyre ku disa aktorë politikë po përpiqen të shfrytëzojnë situatën për përfitime të tyre.

BDI thekson se është e rëndësishme të qartësojnë të vërtetën me transparencë dhe vendosmëri ndërsa shtuan se propozimi i ligjit u bllokua në Kuvend nga VMRO-DPMNE dhe VLEN. Ligji u bllokua nga këta aktorë që sot janë në kryer sulmeve ndaj BDI-së.

Grubi në listën e zezë të SHBA-së dhe në

BDI u shpreh se deklaratat e VMRO-DPMNE-së për rënie të popullaritetit të BDI-së nuk janë asgjë tjetër veçse një projeksion i pasigurive të tyre. Më tej theksohet se ata po të ishin të sinqertë do të pranonin tronditjen që përjetuan këto ditë kur panë sondazhet e tyre të brendshme, të cilat qartazi tregojnë se partnerët e tyre të inxhinieruar shqiptarë janë zhdukur nga harta politike.


“Deklaratat e VMRO-DPMNE-së për “rënie të popullaritetit” të BDI-së nuk janë asgjë tjetër veçse një projeksion i pasigurive të tyre. Po të ishin të sinqertë së paku një herë të vetme, do të pranonin tronditjen që përjetuan këto ditë kur panë sondazhet e tyre të brendshme, të cilat qartazi tregojnë se partnerët e tyre të inxhinieruar shqiptarë janë zhdukur nga harta politike.

Ky është realiteti: sa më shumë të shtypni një popull, aq më shumë rritet qëndrueshmëria dhe rezistenca e tij. Populli shqiptar ka qëndruar gjithmonë i bashkuar përballë provokimeve, dhe çdo përpjekje për të cenuar dinjitetin e tyre vetëm do të forcojë vendosmërinë për të qëndruar krenarë.

I bëjmë thirrje VMRO-DPMNE-së dhe bashkëpunëtorëve të tyre të reflektojnë mbi retorikën dhe veprimet e tyre përçarëse. Forca e një shoqërie qëndron tek barazia, drejtësia dhe respekti për të gjitha komunitetet—jo tek përpjekjet për të ulur një komunitet për përfitime politike afatshkurtra.

Shqiptarët do të vazhdojnë të ngrihen mbi këto provokime, siç kanë bërë gjithmonë. BDI mbetet e palëkundur në misionin e saj për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve si dhe të gjithë qytetarëve duke ndërtuar një Maqedoni të Veriut më të fortë dhe më të bashkuar”, thuhet më tej në reagim.

Grubi në listën e zezë të SHBA-së dhe në

Departamenti Amerikan i Shtetit më datë 9 dhjetor ka futur në listën e zezë ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe gjyqtarin Enver Bexheti. Te dy ata janë shpallur "non grata" pasi akuzohet se janë përfshirë në korrupsion.

Sipas DASH Grubi dhe Bexheti kanë pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të drejtorit të Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi, Sasho Mijalkov. Më tej DASH bën me dije se ka shpallur non grata dhe anëtarët e ngushtë të familjes së Grubit.

bdi artan grubi vmro-dpmne

Sondazh

Poll