Bota

Kamala Harris pritet të fitojë $20 milionë për librin mbi fushatën e dështuar presidenciale dhe sekretet e Biden

DailyMail shkruan se ka mësuar se aspirantja për presidente mund të fitojnë deri në 20 milionë dollarë për një libër me të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë të presidentit Biden si dhe rrëfenjat e fushatës së humbur ndaj Trump.

18 Dhjetor 2024, 21:44 Nga DOSJA
Kamala Harris pritet të fitojë $20 milionë për librin mbi
Kamala Harris

SHBA- Kamala Harris shpenzoi një rekord prej 1.5 miliardë dollarë në fushatën e deshtuar për presidencën e SHBA, por Harris duket se do të marrë shpërblime të majme nga shtëpitë botuese. DailyMail shkruan se ka mësuar se aspirantja për presidente mund të fitojnë deri në 20 milionë dollarë për një libër me të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë të presidentit Biden si dhe rrëfenjat e fushatës së humbur ndaj Trump.

"Pikësisht në momentin që Kamala humbi ndaj Trump, ofertat erdhën nga të gjitha anët e botës së publikimeve për një libër mbi marrëdhënien mes Joe e Kamala atë që ndodhte në zyrën Ovale dhe ulje ngritjet e fushatës së saj. Ata na japin paraprakisht shifra rreth $20 milionë, ndoshta më shumë nëse heqim dorë nga të drejtat e publikimit,” tha një burimi i brendshëm i Harris. 

Gjithashtu Daily Mail shkruan se për të shënuar një shifër të tillë personale nuk do të ishte çudi për 60 vjeçaren Kamala, teksa dhe Barack e Michelle Obama morën për librin e tyre nga shtëpia botuese Penguin Random House $65 milionë paraprakisht në vitin 2017. Ndërsa Bill Clinton ka marrë paraprakisht $10 milionë në vitin 2001.

“Kamala si numri dy i Joe Biden dhe pasuese e fushatës së tij, di shumë gjëra, ajo e di ku janë fshehur skeletet e Shtëpisë së Bardhë”, tha një burim i shtëpisë botuese të New York. 

Siç raportohet, të tjerë publikues po këshillojnë Kamala të shkrurajë sa më shpejt para se Joe Biden ta bëjë këtë. Kamala raportohet se u ka thënë anëtarëve të stafit se po i mban opsionet e hapura për lëvizjen e radhës në karrierë dhe është shprehur se kërkon të mbetet ‘brenda betejës’.

kamala harris

Sondazh

Poll